Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
John Lennon “ulet” në stolat e lulishtes së Durrësit
English

John Lennon “ulet” në stolat e lulishtes së Durrësit

Durrës, 6 maj 2011, NOA – Ylli i grupit të famshëm britanik Beatles, legjenda John Lennon është "ulur" me kitarën e tij në një nga stolat në lulishten e qytetit bregdetar të Durrësit. Monumenti i derdhur në bronz, nga skulptori durrsak Qazim Kërtusha u vendos sot në një nga stolat dekorativë në lulishten pranë Torrës veneciane të Durrësit.

Skulptori 58-vjeçar Qazim Kërtusha, një nga autorët më të njohur të veprave të parkut në qytetin bregdetar, dhe autori i statujës së mitit të rockut të viteve ‘60-’70, e realizoi këtë vepër për plot dy muaj duke finalizuar një ëndërr të hershme të tij.

Kërtusha e mori këtë inisiativë pasi e adhuronte këngëtarin dhe kompozitorin legjendar të Beatles, që u bë frymëzuesi për liri për të gjithë të rinjtë e Europës perëndimore, por jo vetëm.

Inaugurimin e statujës në lulishten pranë Torrës veneciane e drejtoi kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Kryebashkiaku i Durrësit tha se vendosja e statujës së legjendarit John Lennon përveç vlerave artistike jep edhe mesazhe lirie dhe paqeje.

“Po ia dhurojmë këtë vepër qytetit pasi një qytet mikpritës turistik si Durrësi duhet të ketë një vepër të tillë. Një këngëtar legjendar si John Lennon që është njëkohësisht simbol lirie dhe paqeje për të gjithë brezat që e kanë adhuruar i duhet qytetit pasi pikërisht ky është mesazhi që duam të përcjellim edhe në këtë moment përpara votimeve, mesazhin e paqes qetësisë dhe lirisë sepse në rradhë të parë për qytetin e Durrësit dhe qytetarët duhet paqja e qetësia çdo ditë”, theksoi Dako.

Monumenti i John Lennon u realizua nga skulptori Qazim Kërtusha me përkrahjen e Bashkisë së Durrësit dhe Bankës Raiffaisen.

Miti i Beatles John Lennon u vra jashtë shtëpisë së tij në Nju Jork, 30 vjet më parë, nga një fans i çmendur i tij.

mit/NOA

KOMENTE