Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LB: Moisiu ka të drejtë, Kosova krahinë e Shqipërisë
English

LB: Moisiu ka të drejtë, Kosova krahinë e Shqipërisë

E premte, 6 maj 2011, NOA- Deklarata e ish presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu, se Kosova është krahinë e Shqipërisë, ka marrë mbështetje të një partie politike në Kosovë, qe në plan program të saj ka bashkimin kombëtar.

Fjala është për Lëvizjen për Bashkim, sipas së cilës, çdo politikan me dinjitet është me idenë e Alfred Moisiut.

“Tashmë për herë të dytë Alfred Moisiu, kryetar i Republikës së Shqipërisë në mandatin e kaluar, shprehet qartazi për bashkim kombëtar. Lëvizja për Bashkim e përshëndetë këtë qëndrim dhe është e bindur se çdo politikan me dinjitet është për këtë ide.” thuhet në një komunikatë. Ajo që dëshiron të shpjegojë Lëvizja për Bashkim sipas tyre është fjalori i keqpërdorur nga disa analistë e politikanë pas këtij qëndrimi të ish-kryetarit Moisi”, transmeton indeksonline.

“Kur thuhet: “Kosova është krahinë e Shqipërisë”, nuk është bërë asnjë gabim. Aq më tepër nuk është bërë asnjë fyerje e Kosovës apo nënvlerësim i saj. Të gjithë anëtarët e idesë së bashkimit kombëtar, por edhe ata që nuk janë anëtarë të kësaj ideje duhet ta dinë se edhe Republika e Shqipërisë, edhe Kosova duke qenë pjesë të Shqipërisë, përbëhen njëkohësisht edhe nga krahina të ndryshme po ashtu të Shqipërisë. Me fjalë të tjera, “Kosova është krahinë e Shqipërisë” do të thotë: Kosova është Shqipëri”, vlerëson Lëvizja për Bashkim.

(INA)/NOA

KOMENTE