Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merrni frymë lirisht ... Fushata mbaroi!
English

Merrni frymë lirisht ... Fushata mbaroi!

Tiranë, 6 maj, NOA/ Nga Eglantina Nasi - Merrni frymë lirisht ... Fushata mbaroi!

Ju frikë më mos kini t’i shtypni butësisht numrat e pultit televiziv ... Ata nuk do ju shfaqin më fytyra politikanësh!

Dhe mos u mbushni më me mërzi nga fjalimet, përditë e përnatë, të mbushur me premtime ... se Fushata mbaroi!

Po. Ju të kategorisë që euforia elektorale u duket një garë e përzishme dhe çmendarake, keni të drejtë që pasi akrepat të jenë puthitur në mesnatë, të shkoni të flini me ta qetësisht.

Pasi nesër nuk do ju trazojë askush “në mënyrë elektorale”, duke ju tundur flamuj e duke ju shkundur letra të bardha nga qielli në mitingjet shumëngjyrëshe.

Keni të drejtë që nesër të jetoni pa u marrë koka erë nga entuziazmi i pafre’, nga fjalët që u lëshuan lumë. Apo nga skenat ku përqafoheshin të gjithë, me të gjithë, për të gjithë.

Po. Ishte një muaj i vështirë. Kur të gjithë të kërkonin dhe të pyesnin, e ti duhej të ishe patjetër palë me dikë.

Muaj kur bashkë me gjakun që na ndërroi në vena, pranvera na ngjizi dhe një shpresë të çuditshme që përvijohej në fytyrat e kandidatëve elektoralë.

Pranvera sivjet nuk erdhi vetëm. Por me gjithë këtë vërshim gazi kolektiv, hareje të shprishur këndshëm që për një çast na pëlqeu dhe na bëri të mendojmë se nesër do jemi më mirë se sot.

Ndoshta kjo e fundit edhe është e vërtetë. Nesër vërtet mund të jemi më mirë, pasi ... Fushata mbaroi!

KOMENTE