Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 6 maj 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 6 maj 2011

Tiranë, 6 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 6 Maj 2011.

E përditshmja “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Berisha: Rama do që t’i bojkotoj zgjedhjet”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Opinion”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vëllai i të dënuarit për masakrën e Kozarës; Luani nuk ka faj”, “Legalizimet, lista e dytë me emrat e 2279 fituesve”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Skandali, lanë shtetësinë por do të votojnë në 8 maj”, i cili flet për mos heqjen nga listat e zgjedhësve të personave që kanë lënë shtetësinë gjatë muajve të fundit. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Hidhet në erë makina e kandidatit të PS”, “Berisha jep 19 milionë lekë për dublikimet fletëve të votimit”, “Flasin ujgurët: Në Shqipëria s’jemi ilegal, po ndërtojmë të ardhmen”, “Plagoset Ismet Kola, i forti i Burrelit”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “PS lista paralele anti manipulim”, i cili flet për masat që kanë marrë përfaqësuesit e PS-së për 8 majin. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; ““Dita e dëshmorëve, 5 maji kalon kufijtë”, “Skandali, Prifti dhe Beqiraj, çështja drejt pushimit”, “Qendra Spitalore Nën Tereza mbetet pa ilaçe”.

Gazeta "Koha Jonë" ka si argument kryesor,"Berisha: Më 8 maj, Shqipëria blu si më '92", i cili pasqyron intervistën e dhënë nga kryeministri dje ne në emisionin "Opinion". Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: "21 janari,nis hetimi për organizatorët dhe për planifikim dhune", "Punësimi në Greqi, aplikanët që duhet të paraqiten","Zeqo premton tituj të tjerë, Skënderbeu feston pas 78 vitesh".

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al

a.k/NOA

KOMENTE