Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rekordi, libri më i madh në botë, në gjuhën shqipe
English

Rekordi, libri më i madh në botë, në gjuhën shqipe

Prishtinë, 6 maj, NOA - Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP) do të prezantojë sot “Librin Gjigant” të gjuhës shqipe. Prezantimi i këtij libri/krijimtarie do të bëhet në ora 14:00 në panairin e librit, i cili po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Kulturës në Prishtinë.

“Libri Gjigant” përmban mbi 150.000 fjalë, të cilat, në varësi të kategorisë leksiko-gramatikore së cilës i përkasin, arrijnë në mbi 4.000.000 forma fjalësh. Megjithatë, është vendosur që libri të ketë vetëm fjalë të përzgjedhura me një kriter më të rreptë, që të plotësohet përafërsisht sasia për printim: 8000 faqe, 180 cm x 110 cm x 60 cm. Saktësia gjuhësore e këtij libri është maksimale dhe pothuajse pa gabime.

Me një punë të palodhshme shkencore më shumë se dhjetëvjeçare, të bazuar në parimet e gjuhësisë kompjuterike bashkëkohore, është krijuar korpusi i plotë i pasurisë më të madhe gjuhësore të kombit shqiptar. Ky korpus në formë elektronike është i veçantë për shumëçka: lehtësisht i përdorshëm, lehtësisht i përmirësueshëm, i mbikëqyrur dhe në përparim e zhvillim të vazhdueshëm, i lehtë për t’iu qasur nga çdo shqiptar dhe nga çdo cep i botës. Ky është realizim mbarëkombëtar në dobi të të gjithë shqiptarëve.

Lënda e librit përbën një krijimtari shkencore gjuhësore të mirëfilltë dhe botimi në formë libri, do ta vendoste shkencën shqiptare në Librin e Rekordeve Botërore Guinness (sipas informatave tona, libri më i madh për momentin është 4000 faqe të zakonshme të një libri, ndërsa libri ynë do të arrinte 8000 faqe me formatin rreth 2 metra x 1 metër (përmasat e sakta tek përshkrimi).Për të sensibilizuar opinionin dhe për të shtuar dashurinë për gjuhën shqipe, libri do të udhëtojë nëpër çdo shkollë shqiptare dhe do të ngjallë kërshërinë për të gjithë studentët, nxënësit, gjuhëtarët, letrarët, shkrimtarët, shkencëtarët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë.

Për herë të parë gjatë tërë historisë janë pasqyruar thuajse të gjitha fjalët e gjuhës shqipe në të gjitha format e mundshme të tyre, duke u zgjedhuar çdo folje, duke u lakuar çdo emër, çdo mbiemër, çdo përemër etj.

NOA/Gjuha Shqipe

KOMENTE
  • iliria17:24 - 06 Maj 2011
    Me ne fund doli dhe dicka me vlere nga kokakat e mencura te ketij kombi se nga politikanet dihet qe nuk presim gje vec shkaterrim,(me gjith respektin qe kam per ta)Ifaleminderit atyre qe na bejne krenar.Urime