Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrahu punonjësin e komunës, arrestohet 29-vjeçari
English

Rrahu punonjësin e komunës, arrestohet 29-vjeçari

Pukë, 6 maj, NOA – Një 29-vjeçar është arrestuar dje nga policia e rrethit të Pukës pasi ka dhunuar punonjësin e komunës.

Ngjarja ka ndodhur në dje rreth orës 19.25, në fshatin Ukth, komuna Qelëz. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se autori ngjarjes është David Lleshi, lindur dhe banues në fshatin Ukth. Ai ka rrahur dhe goditur me mjete të forta Tonin K., vjeç 53, banues në komunën Qelëz, me detyrë punonjës për përkrahje sociale. I dëmtuari nga incidenti është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Pukë, ku ka marrë mjekimin e duhur. Pas marrjes së ndihmës së parë, mjekët deklaruan se nuk ka marrë dëmtime serioze për jetën.

Pas denoncimit në polici, brenda pak orëve është bërë arrestimi i Lleshit dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal. Sipas deklarimeve të autorit të ngjarjes, rezultoi se ngjarja e mbrëmjes se djeshme, ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, si pasojë e një konflikti të hershëm, për motive të dobëta, mes këtyre dy palëve.

a.k/NOA

KOMENTE