Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veteranët e Kosovës: Kemi luftuar kaq shumë për të qenë vend sovran
English

Veteranët e Kosovës: Kemi luftuar kaq shumë për të qenë vend sovran

Deklaratë e Shoqatës Së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës - fitores mbi fashizmin

Prishtinë, 6 maj 2011 NOA - Kryesia e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, doli sot me një deklaratë me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës - fitores mbi fashizmin.

Vahide Hoxha, kryetare e shoqatës, tha se më 9 maj 2011, popujt e të gjithë botës paqedashëse dhe demokratike e shënojnë Ditën e Evropës - Fitores mbi Fashizmin dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ajo solli në vëmendje faktin se pjesëmarrësit dhe përkrahësit e Lëvizjes dhe të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës shënojnë 66-vjetorin e kësaj date të rëndësishme në shtetin e vet të lirë e sovran që është fryt i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri e pavarësi.

Fryma liridashëse, aspirata dhe vullneti i popullit tonë për liri dhe bashkim kombëtar u kurorëzua me vendimet e Konferencës themeluese të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, në Rezolutën e të cilës u njoh dhe miratua njëzëri e drejta e patjetërsueshme për vetëvendosje të popullit tonë, të rreshtuar në anën e Bllokut Antifashist e të parimeve të Kartës së Atlantikut e të Konferencave ndërkombëtare të Moskës e të Teheranit, tha Hoxha në emër të shoqatës.

Sot, 66 vjet pas përfundimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pjesëmarrësit dhe përkrahësit e gjallë të kësaj lufte me dinjitet dhe me respekt i kujtojnë dëshmorët dhe vitet e rënda të të gjitha luftërave çlirimtare të popullit tonë.

Ndaj kryetarja e shoqatës thekson se “të gjithë e kujtojmë me admirim zinxhirin e pandërprerë të lëvizjeve dhe të luftërave për liri dhe pavarësi dhe me krenari i lidhim frytet e këtyre lëvizjeve me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me atë të forcave demokratike bashkëkohore të popujve liridashës të botës në krye me SHBA dhe Aleancën Veriatlantike –NATO-n e Unionin Evropian”.

a.b/NOA

KOMENTE