Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaferraj prezanton projektin e rrugës së Kallmit
English

Xhaferraj prezanton projektin e rrugës së Kallmit

Durrës, 6 maj 2011, NOA – Në ditën e fundit të fushatës elektorale për kreun e bashkisë së Durrësit, kandidiati demokrat i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Ferdinand Xhaferraj prezantoi një tjetër projekt të rëndësishëm për zhvillimin turistik të Durrësit, atë të rrugës së Kallmit, një nga perlat e Adriatikut.

Plazhet e Kallmit janë vetëm 3 km larg qendrës së Durrësit dhe ato janë të panjohura, jo vetëm për turistët, por dhe për një pjesë të durrsakëve.

Kandidati Xhaferraj gjatë takimit me banorët durrsakë deklaroi se për ndërtimin e kësaj rruge është gati një studim i hollësishëm, që përfshin koston reale të projektit, rrugët dhe mënyrën si do të ndërhyhet për realizimin e tij.

Sipas Xhaferraj jetësimi i këtij projekti rrugor kërkon një fond prej 7 milion eurosh.

Xhaferraj nënvizoi gjithashtu se ndërtimi i rrugës së kallmit do të lidhë vijën bregdetare me vijën kodrinore, ku do të kalojë edhe segmenti rrugor i Kallmit, një aks prej 5 kilometrash, që i shërben rrugëtimit turistik në këtë zonë.

Gjithashtu projekti parashikon edhe ndërtimin e rrugës së re nga Currilat për në Kallm, një rrugë e parashikuar të jetë me dy korsi, e gjelbëruar, me ndriçim dhe trotuare.

Plazhi i Kallmit në Durrës ka mbetur ende i virgjër dhe i pavizitueshëm për shkak të infrastrukturës.

Rruga këtij plazhi gjarpëron nëpër një pyll me pisha, nën kodrat e zonës.

mit/NOA

KOMENTE