English

Aksident tragjik në Elbasan, 2 të vdekur, 5 të plagosur

Elbasan, 7 maj, NOA - Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy persona kanë vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtu Papër. Nga aksidentin kanë mbetur të vdekur; drejtuesi i makinës, Shpendi Hysa, 23 vjeç dhe Erjola Kurti, 22 vjeç. Ndërsa të plagosur raportohen; Brunilda Kullolli, 22 vjeç nga Berati, Xhemi Toska, 22 vjeç, Leonard Allani, Enea Hysa dhe Oligert Shallmi.

Në automjet kanë qenë 7 persona. Ndërkohë që katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Automejti ishte me targat, CF 853 RS dhe në të udhëtonin 7 persona.

a.k./NOA

KOMENTE