Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentat në lokalin e simpatizantit të PD, tentohen të vriten 3 persona
English

Atentat në lokalin e simpatizantit të PD, tentohen të vriten 3 persona

Tiranë, 7 maj, NOA – Të paktën 20 plumba janë qëlluar ndaj tre personave në një lokal në Fark të Tiranës, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, lokali ku është qëlluar me armë është “në pronësi të simpatizantit të subjektit Partia Demokratike”. Policia e Tiranës sqaron se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 02.30’, në ambientet e lokalit të “Gjolës”, në Komunën Farkë e Vogël Tiranë, në pronësi të Xhemal Plakut.

Personat ndaj të cilëve është qëlluar janë Leonard Muharrem Plaku, 34 vjeç, Ledion Hajdar Bali, 26 vjec, Festim Bashkim Plaku, 31 vjeë, të tre banues në Farkë të Vogël, Tiranë.

Të tre, në momentet e ngjarjes kanë qenë në ambientet e jashtme të lokalit. Sipas dëshmive të para ka qenë vetëm një person që ka gjuajtur me armë automatike.

Menjëherë pas sinjalizimit policia ka hetimin dhe ka bërë shoqërimin në Komisariatin numër Nr.1 7 persona, më inicialet; K.A, F.B, S,C, A.C, S.C, A.F, dhe B.Ll.

Shërbimet e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë kanë gjetur në vendngjarje 20 copë gëzhoja, të cilat do të ndihmojnë për dokumentimin e ngjarjes.

a.k/NOA

KOMENTE