English

Bin Laden, i biri: "Babi është gjallë”

Uashington, 7 Maj, NOA - Një nga bijtë e Osama bin Ladenit ka thënë se kreu i Al Kaedës është ende gjallë dhe vë në pikëpyetje lajmin e vrasjen e tij. Gazeta egjiptiane “Al-Wafd” shkruan se "burime nga familja e Bin Laden kanë raportuar se Bin laden është gjallë”.

Djali i Bin Ladenit i ka telefonuar gazetës dhe i ka siguruar që Osama është ende gjallë dhe se ajo që pretendojnë mediat është e rreme." Gazeta Al-Wafd thekson se se në telefonatën e kryer, bir i Bin Ladenit nuk “ka precizuar nëse bin Laden ka qenë i arrestuar dhe është ende gjallë, ose nëse i gjithë ky operacion është i rremë".

Së fundi, gazeta raporton se "në nxitim e sipër për arsye sigurie, djali i bin Ladenit, i thirrur Samy nuk ka dhënë shumë detaje, por ishte i qetë, sepse ishte i bindur se babai i tij është ende gjallë".

KOMENTE