English

Itali, arrestohen me 10 kg heroinë dy shqiptarë

E shtunë, 7 maj 2011, NOA- Policia Italiane ka kapur dy shqiptarë me 10 kilogramë drogë, të cilët tashmë do përballen me drejtësinë e shtetit fqinj, për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni i nisur nga policia e Ankonës, ka vënë në pranga 24 vjeçarin Viktor Hasa dhe 43 vjeçarin Naser Semo.

Sipas mediave italiane, makina e dy shqiptarëve është vënë në ndjekje nga ana e policisë dhe pas ndalimit të automjetit në dalje të autostradës gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur dhe sekuestruar në bagazhin e automjetit 10 kg heroinë.

Mësohet se makina në të cilën ndodhej sasia e heroinës ishte e tipi BMW, dhe dy të shqiptarët ishin munduar ta fshihnin atë në bagazh duke tentuar që ti shpëtonin çdo kontrolli të policisë.

a.y/NOA

KOMENTE