English

Konfindustria: Qeveria të verë sa më shpejt në zbatim, ligjin e faljes fiskale

Tiranë, 7 maj 2011, NOA- Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrias Gjergj Buxhuku, ka vlerësuar dekretin e Presidentit të Republikës për hyrjen në fuqi të ligjit të faljes fiskale.

Krahas këtij vlerësimi ai i ka kërkuar Qeverisë Shqiptare që të përpunojë dhe të nxjerrë sa më shpejt të gjitha aktet nënligjore të nevojshme si dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet shoqëruese organizative për zbatimin e shpejtë dhe të sigurtë të ligjit nga qytetarët dhe biznesi shqiptar.

Konfindustria ka vlerësuar më tej, dhënien për herë të parë në periudhën kohore të 20 viteve të mundësisë ligjore qytetarëve shqiptare me banim brenda dhe jashtë vendit të përfitojnë dhe njëkohësisht të ndihmojnë ekonominë kombëtare për të pastruar ligjërisht burimet financiare në zotërim.

Sakaq i ka kërkuar qeverisë të ndërmarre të gjitha veprimet e duhura ndërgjegjësuese mediatike për të njohur qytetarët shqiptare me përfitimet, që do të kenë nga ligji i faljes fiskale.

Ndër të tjera Konfindustria vlerëson se është shumë e rëndësishme për të shfrytëzuar kohën e kthimit në atdhe të emigranteve shqiptare me rastin e pushimeve verore të vitit 2011, që do të jenë përfituesit dhe kontribuesit kryesore të faljes fiskale.

Sipas Buxhukut, norma e penaliteteve për qytetarët prej 3 % të vlerës së përgjithshme financiare të amnistuar është e pranueshme parë edhe përvojat e vendeve të tjera.

a.y/NOA

KOMENTE