Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ rrëzon PS: Jo lista zgjedhësish më vete
English

KQZ rrëzon PS: Jo lista zgjedhësish më vete

Tiranë, 7 maj 2011, NOA- Gjatë mbledhjes së mesditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi pretendimin Partisë Socialiste e cila synonte të hartonte lista të votuesve më vete, për të shmangur manipulimet e mundshme gjatë zgjedhjeve të ditës së nesërme.

Vetëm me votat e përfaqësuesve të maxhorancës u miratua një akt i cili përcakton se cilat materiale mund të përdoren në Qendrat e Votimit.

Kreu i këtij komisioni, Arben Ristani theksoi se, ky akt i shërben krijimit të një situate tërësisht ligjore e disiplinimit të marrëdhënieve ditën e votimit në Qendrat e Votimit, si dhe shmangien e incidenteve që mund të krijohen aty.

Në vendimin "Për ndalimin e përdorimit të disa mjeteve, që nuk parashikohen nga ligji në qendrat e votimit", flitet për materialet zgjedhore, të cilat u jepen Komisioneve të Qendrave të Votimit për përdorim ditën e zgjedhjeve.

Në këtë vendim thuhet se, gjatë procesit të votimit, anëtarët e Qendrave të Votimit, në asnjë rast nuk mund të përdorin materiale si fletë votimi, procesverbale votimi, lista të zgjedhësve, të cilat nuk janë sipas nenit 100 të Kodit Zgjedhor.

Sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë komision, ky vendim synon të imponojë rregulla që nuk janë të shkruara në Kodin Zgjedhor.

a.y/NOA

KOMENTE