Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush është Team Six, ekzekutuesja e bin Ladenit?
English

Kush është Team Six, ekzekutuesja e bin Ladenit?

Presidenti Barak Obama u takua në bazën ushtarake të Fort Kempbëll në Kentaki me pjesëtarët e Team Six, njësisë speciale që mori pjesë në eliminimin e bin Ladenit. Ata gëzojnë statusin e heroit në SHBA, por publiku di shumë pak për këtë njësi Team Six është njësia elitë e ushtrisë amerikane. Ajo është pjesë e grupimit të njohur me shkurtesën SEAL, që përfshin në vetvete detin, tokën dhe ajrin, tri arenat ku veprojnë forcat komando.

Team Six janë kthyer në heronj kombëtarë pas operacionit të fillim-javës në Abotabad, që përfundoi me vrasjen e kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Pavarësisht faktit se janë heronjtë e SHBA-ve, shumë pak dihet për këtë njësi elitë. Në media janë shfaqur ish-pjesëtarë të kësaj njësie, të cilët e kanë përdorur rastin për të publikuar librat e tyre mbi aktivitetin e SEAL-it, të gjitha të botuara para eliminimit të bin Ladenit.

Por, edhe deklaratat e ish-komandove zbulojnë shumë pak detaje mbi natyrën dhe mënyrën e operacioneve të tyre. Sipas të gjitha gjasave, informacionet rreth aktivitetit të SEAL-it, do të mbeten sekret.

Zëdhënësi i SEAL-it, kapiteni Dankën Smith, deklaroi për mediat se shumica e operacioneve të tyre do të mbeten të panjohura për publikun dhe kjo është gjë e mirë.

Disa nga operacionet e SEAL-it në të shkuarën, që janë bërë publike, janë shpëtimi i guvernatorit të Grenadës në vitin 1983, pushtimi i një ishulli të Karaibeve për të penguar grusht-shtetin e komunistëve dhe lirimin e kapitenit të një anijeje amerikane nga piratët somalezë në vitin 2009.

Skuadra elitë ka ndihmuar dhe në ndjekjen e kriminelëve të luftës në Ballkan, si dhe ka qenë e përfshirë në operacionin që synonte lirimin e punëtores humanitare britanike Linda Norgrejv. Britanikja e rrëmbyer nga militantët vdiq gjatë operacionit.

Team Six e ka origjinën te një krizë. Ajo u krijua në vitin 1980 kohën e krizës së pengjeve amerikane në Iran. Komandanti i parë i Team Six, Riçard Marçinko, thotë se asgjë nuk është kursyer për të stërvitur dhe pajisur njësinë speciale.

“Për 75 qitësit e parë, me të cilët filluam, shpenzuam për stërvitjen e tyre fondin e barasvlershëm me atë të marinsave”, thotë Marçinko.

Ai shton se emri u zgjodh për t'i hutuar sovjetikët, që të mendonin se kishte më shumë se sa një njësi elite. Ish-komandanti i Team Six nuk ngurron të thotë se operacioni i fillim-javës në Abotabad ishte një shembull i shkëlqyer i punës së njësisë.

“Kur një helikopter bie, një tjetër i vjen në mbështetje dhe pjesëtarët e tjerë shkuan të kapnin Osam bin Ladenin. Nuk ka pasur ndalesa, e as pushime të shkurtra. Ne, thjesht, e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Prandaj jemi këtu, e kjo më bën një lloj babai të lumtur”, thotë Marçinko, komandanti i parë i Team Six.

Sipas përllogaritjeve të medieve, Team Six ka 200 deri në 300 anëtarë. Ata përzgjidhen në mesin e më të mirëve të njësisë SEAL, që përbëhet nga 2300 pjesëtarë.

SEAL përbëhet nga komanda që stërviten për pesë vjet përpara se të shkojnë në misione. Në mes të tjerash, ata stërviten për hedhje me parashutë nga lartësi të mëdha, për operacione nën det dhe për shkatërrime nënujore.

SEAL nuk është njësia e vetme e famshme e ushtrisë amerikane. Një tjetër njësi po kaq e rëndësishme është dhe DELTA, që është e specializuar në operacione tokësore.

Në mesin e spekulimeve në Uashington janë dhe ato që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e TEAM SIX-it, në vend të DELTA-s, për operacionin në Abotabad.

Ka nga ata që mendojnë se përzgjedhja ka të bëjë me rivalitetet e brendshme. Për çfarëdo arsye të jetë zgjedhur TEAM SIX, suksesi i operacionit në Abotabad i ka bërë ata heronjtë e rinj të Amerikës, heroizëm që do të kujtohet gjatë. /RFE/

KOMENTE