English

Pacolli, në rang me presidentin e me kryeministrin

Prishtinë, 8 maj, NOA – Posti i zvendëskryeministyrit duket se nuk i lë hapsirën e duhur Behgjet Pacollit për të ushtruar aktivitetin e tij politik dhe diplomatik. Ai ka përshkruar të tjera detyra dhe hapësira nga ato që cakton Rregullorja e qeverisë s⌂ Kosovës dhe do të angazhojë staf përtej asaj çfarë përcakton kjo rregullore.

Ato çfarë do të bëjë në cilësinë e numrit dy të Qeverisë, Pacolli në detaje i ka listuar kompetencat në një dokument që e ka emërtuar “Memorandum përshkrues për angazhimin e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës”.

Gazeta “Koha Ditore” ka siguruar një kopje të këtij dokumenti, ku tregohet rol i madh në adresimin e çështjeve në fushën e diplomacisë dhe të ekonomisë.

“Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli duhet të përfshihet në protokollin e takimeve me zyrtarë të lartë, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, të industrisë, ekonomisë, etj., që vizitojnë Kosovën, krahas takimeve me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës”, thuhet në përshkrimin e kompetencave që ia ka parashkruar vetes Behgjet Pacolli, të cilat kanë marrë bekimin e kryeministrit Hashim Thaçi.

NOA/Koha Ditore

KOMENTE