English

Shtëpi 7 milion dollarëshe për babain e Facebook

Nju Jork, 7 maj 2011, NOA – Mark Zuckerberg, babai i Facebookut vendosi të heqë dorë nga jetesa në një shtëpi me qera, duke blerë së fundmi një vilë 7 milion dollarëshe.

I shndërruar në një miliarder me shpikjen e rrjetit social Facebook, 26-vjeçari Mark Zuckerberg, lideri i rrjetit më popullor të komunikimit në mbarë botën ka blerë një shtëpi luksoze në Kaliforni.

Sipas një gazete vendase, vila e Zuckerberg shtrihet në një sipërfaqe rreth 450 metra katror dhe ka plot pesë dhoma gjumi, një pishinë me ujë të kripur, një dhomë muzike.

Sipas të dhënave pasuria e Mark Zuckerberg e fituar përmes rrjetit Facebook vlerësohet plot 13.5 bilion dollarë.

mit/NOA

KOMENTE