English

Siri: Rritet numri i viktimave, ushtria sulmon Banian

Damask, 7 maj 2011, NOA – E premtja e tetë e protestave në Siri kundër regjimit të presidentit Assad u mbyll me një bilanc viktimash prej afro 40 personash në mbarë vendin, që të gjithë civilë. Një aktivist i të drejtave të njeriut deklaroi e ushtria siriane sulmoi me tanke qytetin bregdetar të Banias, ku mbrëmë kishin dalë në protestë kundër regjimit mijëra vetë.

Banorët e Banias kishin ngritur gardhe mbrojtëse me njerëz në përpjekje për të ndalur vërshimin e tankeve të ushtrisë nëpër lagjet jugore e qytetit.

Sipas aktivistit ushtria siriane arriti të hyjë në qytetin bregdetar pak pas mesnatës së të premtes deri para agimit, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe telekomunikacionin.

“Duket sikur po përgatiten të sulmojnë fort ashtu siç bënë në qytetin Deraa”, qyteti ku zu fill lëvizja popullore dhe protestat kundër regjimit të Assad, tha për agjencinë franceze të lajmeve, një aktivist i të drejtave të njeriut.

Që nga 25 prilli, dita kur ushtria siriane sulmoi protestuesit në qytetin Deraa e deri në fund të qëndrimit aty, dy ditë më parë, duket se ushtria siriane ka si objektiv të sulmit me tanke, lagjet sunnite të qytetit Bania, aty ku u ndez protesta kundër regjimit të presidentit të Sirisë Assad.

Aktivistët e një agjencie humanitare siriane të shpërndarë në ndihmë të protestuesve bëjnë me dije se nga nisja e protestave kundër regjimit deri më tani janë shënuar plot 800 viktima në Siri.

Këtë shifër e bëri publike televizioni panarabik “al Arabiya”.

mit/NOA

KOMENTE