Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do njohë çdo rezultat, edhe Rama të bëj të njëjtën gjë
English

Berisha: Do njohë çdo rezultat, edhe Rama të bëj të njëjtën gjë

Tiranë, 8 maj 2011, NOA- Pas heshtjes së gjithë ditës Kryeministri Berisha pak minuta më parë, deklaroi se qytetarët shqiptarë në 8 maj në ditën e Europës, votuan më Europianë se kurrë.

Sipas tij, vendi përjetoi një proces zgjedhor, të qetë dinjitoz, të bazuar në ligj dhe me një pjesëmarrje të lartë, ku më tej kreu i bluve përshëndeti komisionerët të cilët u dëshmuan njerëz të ligjit.

Më tej Berisha, falënderoi vëzhguesit vendas dhe të huaj të cilët ndoqën procesin dinjitoz të 8 maj, ndërsa për mediat ai tha se bënë transparencë më mirë se kurrë në të katërta anët e vendit.

“Në qendrat e votimit procesi është tërësisht normal, komisionerët e qendrave të numërimit të mbajnë parasysh se ligji shqiptar i numërimit të votave, u jep atyre shansin unik të realizojnë procesin e vlerësimit dhe numërimit më të saktë në botë, çka do të thotë të respektojnë kërkesa e KQZ dhe të Kodit Zgjedhor. I garantoj qytetarët shqiptarë se, Partia Demokratike dhe “Aleanca për qytetarin” është e vendosur të vlerësojë dhe respektojë çdo votë dhe rezultat të këtyre zgjedhjeve. Dëshiroj që edhe kundërshtari të ketë gatishmëri për tu shkëputur njëherë e përgjithmonë nga praktikat e ankthit, por më së shumti të votës së qytetarit dhe të vendosë të njohë rezultatin, pasi në sytë e gjithë botës ky ishte një proces normal”, u shpreh lideri i maxhoranës.

Lidhur me Exit Pollet ai tha se nuk është parë ndonjëherë që sondazhi i një partie të nxjerrë humbëse partinë që e ka pajtuar.

Ndërsa lidhur me sondazhin e kompanisë “Gani Bobi”, Kryeministri Berisha tha se ajo është një kompani serioze dhe nxjerr fitues kandidatin e maxhorancës Lulzim Basha.

Më së tepërmi tha ai, se i beson Facebookut, pasi tregon që fitorja e kandidatit Basha është edhe më e thellë se e sondazhit “Gani Bobi”.

Sipas tij përqindja e votuesve në Tiranë ka qenë shumë e lartë dhe kjo tregon që Tirana e do ndryshimin.

a.y/NOA

KOMENTE