Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy orë nga mbyllja e votimit, pjesëmarrja 35.04 për qind
English

Dy orë nga mbyllja e votimit, pjesëmarrja 35.04 për qind

Tiranë, 8 maj 2011, NOA – Ndërsa kanë mbetur dy orë nga orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit në mbarë vendin, deri në orën 16.00 kanë hedhur votën në kuti 35.04 për qind e votuesve në mbarë vendit. Këtë shifër e bëri publike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili nënvizoi se ka radhë qytetarësh nëpër qendra të shumta votimi në pritje për të votuar për organet e qeverisjes vendore.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja më e madhe në përqindje e votuesve rezulton në qarkun e Elbasanit ku deri më tani kanë hedhur votën në kuti 40.80 për qind e zgjedhësve të thirrur për të votuar në këtë qark.

Gjithashtu deri në orën 16.00 në qarkun e Durrësit kanë votuar 38.59, për qind; në qarkun e Beratit 29.5 për qind, në qarkun e Dibrës 23.73 %, në qarkun e Fierit 23 për qind.

Në rritje është edhe përqindja e votuesve në Tiranë, ku deri në orën 14.00 kishin votuar 17.57 për qind e zgjedhësve.

Në zgjedhjet e 8 majit janë thirrur për të hedhur votën plot 3 milionë e 166 mijë e 279 votues.

Në garë me njëri tjetrin janë 872 kandidatë, për 384 njësi vendore, ndër të cilat 65 bashki, 308 komuna dhe 11 njësi bashkiake në kryeqytet.

Në të gjithë Shqipërinë janë ngritur 4 mijë e 882 qendra votimi dhe janë shtypur plot 3 milionë e 710 mijë fletë votimi.

Qendrat e votimit duhet të mbyllen në orën 19.00.

Por duke iu referuar fluksit të qytetarëve që presin në radhë për të votuar, pritet që në ato qendra ku ka ende votues, procesi të mbyllet pasi të mbarojnë votimin të gjithë qytetarët.

mit/NOA

KOMENTE