English

Exit Poll i PS: Edi Rama fiton me 53% të votave

Tiranë, 8 maj 2011, NOA- Selia rozë sfidon mediat me Exit Pollin e saj duke nxjerrë si fitues të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiakun aktual Edi Rama.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Besnik Dervishi, në një dalje për mediat u shpreh se sipas një sondazhi të organizuar në Tiranë nga Partia Socialiste, rezulton se Edi Rama kryeson me 53% të preferencave të qytetarëve.

Ndërsa kandidati i maxhorancës për kryebashkiak ka marrë 42% të votave të personave të sondazhuar.

Kandidati i tretë për kryebashkiak Hysni MIlloshi rezulton të ketë marrë vetëm 1.5% të votave.

Sipas PS Rama kryeson me mbi 17 mijë vota ndaj kandidatit demokrat Lulzim Basha.

a.y/NOA

KOMENTE