Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jorgo Papingji: Festivalet e fëmijëve në regjimin monist kalonin në shumë sita
English

Jorgo Papingji: Festivalet e fëmijëve në regjimin monist kalonin në shumë sita

INTERVISTA/ Flet poeti, autori i shumë teksteve për këngët për fëmijë Jorgo Papingji

Albert Zholi

TVSH kohët e fundit ka filluar prezantimet e para ndaj publikut të emisionit special “Perfom Fest” të ideuar dhe të drejtuar nga znj. Zana Çela. Ky emision ka në qendër të vëmendjes ballafaqimin e brezave të këngëve për fëmijë. Në këtë emision koncert marrin pjesë këngëtarët e spikatur tashmë të rritur dhe fëmijët e vegjël që duan të ecin në këto gjurmë

Cila është pjesëmarrja e poetëve dhe autorëve të teksteve në këtë emision-koncert në TVSH me titullin interesant “Perform Test”?

Në këtë program, i pari në llojin e vete në të gjithë historinë e emisioneve apo koncerteve shqiptare, poetët dhe autorët e teksteve të këngëve për fëmijë jo vetëm përgatisin tekste për këngëtarët e vegjël. Por njëkohësisht sjellin me anë të këngëtarëve tashmë të mirënjohur tekstet e tyre të vjetra që kanë kënduar këta këngëtarë. Pra është një gërshetim i teksteve të vjetra me ato të reja. Është një nostalgji për ne autorët e teksteve pasi shohim se si kanë qenë tekstet tona dje dhe si kanë evoluar sot.

Kush nga këngëtaret e sotme me emër ka qenë e ftuar në këto emisione të para?

Mund të përmend Irma Libohovën, Kastriot Tusha, Frederik Ndoci. Disa prej tyre si p.sh Irma ka kënduar disa këngë të mijat. Këtu mund të veçoj këngën “Autobuzi shkon kudo” që mbetet një ndër këngët më të bukura dhe më të kërkuara në të gjitha kohët. Është një këngë e kënduar me mjeshtëri nga Irma, por që dhe teksti i është përshtatur në mënyrë shumë speciale.

A ka të veçanta ky emision?

Për mua po. Ka një të veçantë shumë të madhe. E para është se këngëtarët e vegjël këndojnë këngë për fëmijë. Pra nuk tentohet imitimi por origjinaliteti, Dihet tashmë se në shumë konkurse apo spektakle fëmijët e vegjël tentojnë të imitojnë këngëtarët e rritur. Kërkojnë të arrijnë të madhen pa prekur të voglën. Pra është vënë re një sforcim i këngëtarëve të vegjël për tu dukur këngëtarë të formuar, pa kaluar etapat. Ky emision është specifik për fëmijët. Aty ata janë vetvetja, Janë ata me këngët e tyre, me muzikën e tyre, me tekstet për ta pa asnjë sforcim.

Po vetë fëmijët çfarë mësojnë në këtë show?

Shumë gjëra. Por më kryesorja është se ata në këtë emision spektakël kanë përballë këngëtarë që kanë qenë si ata të vegjël. Që e kanë filluar karrierën si ata në atë moshë, me aq njohuri, me aq kërkesa. Pra fëmijët shohin këngëtarët e tyre idhuj që këndojnë këngët e tyre kur kanë qenë në moshën e tyre. Ata marrin eksperiencë, marrin njohuri, shkëmbejnë mendime, shohin vlerat. Pra është emision edukativ, mësimor, që u tregon fëmijëve se si ata mund të bëhen këngëtarë të mëdhenj nqs ke dëshirë, pasion, apo etje për të studiuar. Irma, Frederiku, Kastriot Tusha përbëjnë për fëmijët një lloj garancie apo shembulli se si mund të ndiqet kjo rrugë, se si mund të arrish rezultat dhe si mund të kapërcesh vështirësitë.

Po vetë këngëtarët e afirmuar çfarë paraqesin para fëmijëve?

Jo vetëm eksperiencën por edhe dialogun, bisedat. Ata japin shembuj konkret se si mund të ecësh dhe si mund të realizosh ëndrrën. Nqs do jesh në pushimet e emisioneve fëmijët afrohen me ta pyesin, tregojnë mangësitë dhe presin prej tyre këshilla.

Kur sheh breza këngëtarësh duke kënduar vetëm këngë për fëmijë, një poet çfarë mund të evidentojë?

Bën balancën, bën krahasimet, por mbi të gjitha sheh ndryshimet thelbësore mes të djeshmes dhe të sotmes. Pra në këtë emision qartësohet si ka evoluar kënga dhe këngëtari. Eshtë një pasqyrë e gjallë jetësore ku ata shohin jetën e tyre në vite, por dhe krahasohen me fëmijët e sotëm me nivelin artistik, me përgatitjen, kushtet, bazën materiale. Shkurt ata shohin veten dje dhe sot, ndërsa fëmijët e sotëm krahasojnë dhe formojnë ëndrrat e reja pranë profesionistëve të tyre të admiruar.

Thënë shkurt si do ta cilësonte Papingji këtë emision spektakël?

Si afrohen brezat. Si ata këmbejnë eksperienca, si ata këndojnë dhe rriten me këngën. Eshtë një gjetje, risi, që mua më jep emocion pasi më çon në Festivalet e para të këngës për fëmijë, kur Irma ishte një pëllëmbë dhe këndonte me shpirt. Kur shikoj këngët e saj të kënduara këtu e 30 vjet s’më besohet që vitet kanë vrapuar kaq shumë. Ata janë rritur ndërsa këngët kanë ngelur po ato, me atë brishtësi, mesazh, të dashura për fëmijët. Kur këndojnë ato këngë si Irma apo Tusha, Ndoci tek sytë e mi duken si të ishin 6-7 vjeç. Jeta e këngës është shumë e bukur e befasishme.

Keni nostalgji për Festivalet e këngës për fëmijë?

Shumë. Kam qenë i ri kur kam marrë pjesë në to. Pra kam afërsisht 4 dekada që shkruaj për këtë Festival. Është pjesa më e bukur e jetës time. Kam kujtime nga më të bukurat, nga më befasueset. Tani kur shoh këngëtarët e mëdhenj dikur të vegjël se besoj se si kanë ecur vitet. Duhet të dini se në regjimin monist, këto Festivale kishin shumë kërkesa dhe pse zotëronte ideologjia. Këngët kalonin në shumë sita.

KOMENTE
  • Alma Ymeraj16:07 - 05 Nëntor 2011
    urime