Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus, gati 100 milionë euro
English

Juventus, gati 100 milionë euro

Torino, 8 maj NOA - Një takim prej më shumë se 4 orësh për të vendosur përfundimisht strategjitë e merkatos për sezonin e ardhshëm, është zhvilluar në ambientet e klubit të Juventusit. Agnelli, Elkann dhe Marotta kanë qenë me njëri tjetrin për të vendosur pikat mbi i, për sezonin e ardhshëm.

Me sa bëhet e ditur, flitet për një shumë prej 100 milionë eurosh dhe këto gati për tu investuar me një qëllim të vetëm: rikthimin e Juventusit në nivelet që i takon.

Për sa i përket çështjes së trajnerëve, Delneri ka kaluar Mazzarrin në klasifikim, por Villas Boas mbetet ndër më të preferuarit.

Më pas kërkohet të sillet në Torino një sulmues me peshë, ku Sergio Aguero mbetet dëshira primare.

r.b/NOA

KOMENTE