English

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 21.89%, deri në orën 14.00

Tiranë, 8 maj, NOA Update- Niveli i pjesëmarrjes në zgjedhje të qytetarëve në shkallë vendi, deri në orën 14. të mesditës së sotme mësohet të jetë 21.89 %.

Këtë shifër e ka komunikuar publikisht vetë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili ka pohuar edhe risitë e grafikëve të përqindjeve të votuesve në rang vendi.

“Për shkak të teknologjisë së përdorur, transparenca do të jetë në nivelin maksimal”, tha ai.

Duke shtuar se kemi patur një minimum problematikash gjatë këtij procesi zgjedhor dhe se problem mbetet vetëm moshapja e disa qendrave të votimit.

“8 qendra votimi nuk kanë arritur të hapen. Ndërsa boja matrikuluese është një çështje e vjetër”, shtoi ai ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE