Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush është shqiptari që mbante larg policinë duke përdorur 3 emra (Foto)
English

Kush është shqiptari që mbante larg policinë duke përdorur 3 emra (Foto)

Tiranë, 8 maj 2011 NOA – Personi që shihni në foto, zyrtarisht nga autoritetet policore në Shqipëri dhe mbarë botën, njihet si Besnik Kulla.

Megjithatë, ai ka pasur dhe dy emra të tjerë “rezervë”. Duke përdorur kështu edhe Besnik Balla apo edhe Elton Çela.

Megjithëse mbante tre emra, i riu durrsak, është kapur nga policia italiane, pikërisht në Firence ku ai jetonte prej disa kohësh.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana tha zyrtarisht se është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim Besnik Kulla, 30 vjeç, lindur në Durrës, i njohur ndryshe me dy emra të tjerë: Elton Çela dhe Besnik Balla.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 287, datë 07. 05. 2010, ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg" ndaj 30-vjeçarit Besnik Kulla.

Sipas të dhënave zyrtare policore, shqiptari me tre emra përballet me akuza për krime kundër jetës dhe shëndetit dhe krime që përfshijnë përdorimin e armëve-eksplozivëve Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk saktësoi kur do të kryhet ardhja me pranga e të riut durrsak.

e.t /NOA

KOMENTE