English

Nis procesi i votimit

Tiranë, 8 maj, NOA - Sot në orë 07:00 janë hapur zyrtarisht qendrat e votimit në gjithë vendin. 3 166 279 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t`i drejtohen 4882 qendrave të votimit në të gjithë vendin për të zgjedhur 384 drejtuesit e tyre vendorë.

Procesi do të mbyllet në orën 19:00. 150 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë.

Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 56 subjekte zgjedhorë, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë, "Aleanca për Qytetarin", i cili përfshin 22 parti dhe një koalicion i spektrit të majtë "Aleanca për të Ardhmen", që grupon 23 parti. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi të cilat sipas ligjit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00 të ditës së sotme.

a.k.NOA

KOMENTE