Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Nuk e duam në hotel mbrëmjen e maturës”, nxënësit e Mitrovicës dalin në protestë
English

“Nuk e duam në hotel mbrëmjen e maturës”, nxënësit e Mitrovicës dalin në protestë

Mitrovicë, 8 Maj 2011 NOA – Protestë nxënësish maturantë për të mos e zhvilluar mbrëmjen e madhe të diplomës së gjimnazit në një hotel të Mitrovicës por në Pejë.

Incidenti ka ndodhur me nxënësit e gjimnazit “Frank Bardhi” shkollë e cila ndodhet tek rruga “Sami Raça” në qytetin Mitrovicë.

Maturantët janë tubuar para shkollës në shenjë pakënaqësie pasi ata nuk dëshirojnë ta mbajnë mbrëmjen e maturës në hotelin Pallas në Mitrovicë, por në Pejë.

Por kjo dëshirë e nxënësve maturantë nuk është pranuar. Burime nga shkolla i thanë agjencisë NOA se nxënësve një gjë e tillë nuk iu është lejuar.

Në këto rrethana, nxënësit kane protestuar deri te Kuvendi Komunal. Disa përfaqësues të nxënësve dhe arsimtarëve kanë mbajtur një takim më zyrtarët e Kuvendit Komunal për zgjidhjen e problemit, i cili tubim ka rezultuar në shpërndarjen e nxënësve.

Policia tha se nuk raportohet për ndonjë incident ndërsa nuk u bë e qartë nëse nxënësit do ta mbajnë në Mitrovicë apo në Pejë, mbrëmjen e tyre të maturës.

a.b/NOA

KOMENTE