Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ora 14.30 - Ku është Lajmi?
English

Ora 14.30 - Ku është Lajmi?

Tiranë, 8 Maj, NOA – Mesdita e 8 Majit sapo e kapërceu harkun e saj kohor natyral.

E bashkë me të, u thye edhe më shumë se gjysma e afatit të caktuar për votimet e “Lokaleve 2011”.

Po cili ka qenë Lajmi i këtyre 7 orëve të para të procesit zgjedhor, ndërsa sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar mbi 21 % e qytetarëve me të drejtë vote në rang vendi?

Nuk e gjeta dot tek problemi tashmë i njohur i bojës matrikuluese, për të cilën nga selia rozë, dëgjuam sërish ankesa, se u fshikërka lehtësisht nga gishtat e votuesve.

As tek çështja e fletëve të votimit s’e pashë të fshihej, sado që ajo ka peshën specifike brenda saj për gjithë procesin.

Ndoshta Lajm mund të quhet ai i një komisioneri në Shkodër, për të cilin u tha se u godit ndërsa dilte nga qendra e votimit prej disa militantëve.

Po. Një komisioner i goditur përbën vërtet një incident, e megjithatë, ai mbetet vetëm i tillë dhe sporadik.

Kjo në morinë e madhe të shumë të tillëve që jemi mësuar të ndeshim me ankth që në orët e para të proceseve zgjedhore të kaluara.

Të kujtojmë, se në zgjedhjet e fundit të qershorit 2009, orët e para të mëngjesit, edicionet e lajmeve ishin të mbarsura me përleshje deputetësh në qendrat e votimit, për “beteja” me stilolapsa kamera etj.

Vetëm çështja e listave të zgjedhësve, mbartte mbi supet e saj një kohë të tepruar televizive, në rendjen e lodhshme të gazetarëve nga njëri ekran në tjetrin, për të gjetur njerëz që nuk i kishin emrat e tyre në listat e votuesve, e si pasojë, nuk mund të votonin.

Këtë herë, nuk po shohim të tilla problematika të rënda që gjymtonin proceset zgjedhore.

Flas të paktën DERI TANI. Pasi dihet, se sa më shumë afrohet ora e mbylljes së qendrave të votimit, dhe e momentit të ankthshëm të numërimit të votave, aq më e nxehtë bëhet situata.

Dhe dikujt i hipën gjaku në kokë dhe ndeshet “në emër të së mirës së votës”.

Kur më e mira e të gjithëve, mbetet me një shumicë absolute një proces i mbarë zgjedhor, me standarde dhe duke respektuar të gjitha kriteret bashkëkohore ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE