English

Pasi votoi, Kryeministri shijon një kafe me familjen e tij

Tiranë, 8 maj, NOA - Kryeministri Berisha, pasi ka hedhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme votën e tij për zgjedhjet vendore, ia ka kushtuar një pjesë të paradites familjes, veçanërisht të vegjëlve, nipërve dhe mbesave.

Pas një muaji të lodhshëm, i përfshirë në një fushatë intensive elektorale në të gjithë vendin, kryeministri, padyshim duke shfrytëzuar edhe heshtjen zgjedhore të kësaj dite, i është gëzuar familjes, ku së bashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, vajzën Argitën, bashkëshorten e djalit Shkëlzenit, dhe nipërit e mbesat ku nuk mungonte as më i vogli Arti.

Berisha ka shijuar një kafe në qetësinë dhe bukurinë që të ofron natyra në kafe, barin e lokalit “Sofra e Ariut”, në kodrat e liqenit artificial.

Ky pushim, që edhe për shkak të motit të ngrohtë e shkëlqyes të kësaj dite pranvere, ishte i një moment i bukur për të gjithë familjen, veçanërisht për të vegjlit, të cilët nuk harruan t’i drejtonin pyetje të shumta për të gjithë këtë kohë, kur, për shkak të angazhimeve të shumta, zotit Berisha i duhej të ishte shpesh në lëvizje dhe bashkërisht me të, të vizitonin e të luanin me kafshët e ndryshme që strehohen aty.

Por duket se gjyshi i tyre ishte ai që e shijoi më shumë këtë moment, për të cilin kalimi i herëpashershëm i fundjavave në natyrë me nipërit e mbesat mbetet aktiviteti më i preferuar.

n.e/NOA

KOMENTE