English

Paul Mcartney shumë pranë martesës së tretë

Londër, 8 Maj NOA - Legjenda e Beatles, Paul Mçartney, 68 vjeç, është në prag të martesës me të fejuarën e tij, Nancy Shevell, 17 vjet më e re se ai dhe pjesëtare e këshillit administrative të New York Metropolitan Transportation Authority.

Gjithçka është bërë e ditur nga revista People: “Paul dhe Nancy janë duke u martuar, ku tashmë unaza dhe gjithçka tjetër është gati”, - bëjnë të ditur të mirinformuarit.

Mçartney dhe Shevell kanë nisur takimet e tyre në nëntor të vitit 2007 dhe për atë duhet thënë se bëhet fjalë për martesën e tretë.

Hera e fundit që ata të dy janë parë së bashku ka qenë të hënën e kaluar në një gala në Muzeun Metropolitan në Nju Jork me okazionin e inaugurimit të dedikuar ndaj Alexander McQueen, stiliste angleze, e cila u nda nga jeta n vitin 2010l.

r.b/NOA

KOMENTE