English

Policia e Shtetit: U shënuan vetëm 12 incidente, policia e garante për VNV

Tiranë, 8 maj, 2011, NOA- Policia e Shtetit, në një deklaratë për mediat shprehet se gjatë gjithë procesit të votimit janë shënuar vetëm 12 incidente, krahas tyre edhe 7 incidente të vogla.

Sipas policisë, me mbylljen e procesit të votimit, Policia e Shtetit ka kaluar në një fazë tjetër të rëndësishme të detyrave që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, që është shoqërimi i kutive të votimit me materialet zgjedhore nga Qendrat e Votimit në Vendet e Numërimit të Votave.

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit Alma Katragjini deklaroi se, ky proces ka filluar pas orës 19.00’ dhe aktualisht po ecën normalisht pa pasur asnjë incident.

Mësohet se deri në këto momente nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe dorëzuar në Vendet e Numërimit të Votave 2765 kuti votimi, përkatësisht:

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë janë dorëzuar 106 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër janë dorëzuar 280 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë janë dorëzuar 263 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier janë dorëzuar 140 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat janë dorëzuar 287 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës janë dorëzuar 340 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan janë dorëzuar 438 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë janë dorëzuar 232 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës janë dorëzuar 75 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë janë dorëzuar 113 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër janë dorëzuar 286 kuti votimi,

- Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër janë dorëzuar 205 kuti votimi.

Theksohet se Vendet e Numërimit të Votave të cilat në total janë 66 janë marrë në ruajte nga ana e uniformave blu që nga pra 19.00.

Katragjini garantoi se nga ana e Policisë së Shtetit është duke ndjekur në vazhdimësi procesi zgjedhor dhe rikonfirmohet se deri në përfundimin e procesit të votimit, të gjitha strukturat e policisë janë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për shoqërimin e materialeve të votimit dhe sigurimin e vendnumërimit.

a.y/NOA

KOMENTE