English

Rrihen mes tyre dy grupe serbësh në Mitrovicë

Mitrovicë, 8 Maj 2011 NOA - Një grup me të rinj serbë është përplasur me një tjetër grup rival serbësh duke ushtruar ndaj njëri-tjetrit dhunë verbale dhe fizike me pasojë plagosjen e disa prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në udhëkryqin “K. Petri-L. Ribar-K. Millosh” në Mitrovicë.

Burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë NOA se ka ndodhur një rrahje masive në disa lokacione në mes të një grupi qytetarësh serbë nga Zveçani dhe grupit tjetër të qytetarëve po serbë, nga Mitrovica.

Njësitet policore kanë intervenuar në rast ku i ka asistuar edhe njësia speciale e EULEX-it, por më kot se grupet rivale janë zhdukur në përpjekje për t’i shpëtuar prangave.

Policia tha se personat e involvuar në rrahje kane qene të mitur dhe nën ndikim të alkoolit. Njësitet policore kanë formuar disa pika kontrolli në mënyrë që t’i gjejnë personat e dyshuar.

a.b/NOA

KOMENTE