English

Shfaqet PD: Qytetarë durim, deri në votën e fundit

Tiranë, 8 maj 2011, NOA- Zv.ministria e Integrimit Jorida Tabaku në rolin e zëdhënëses së Partisë Demokratike për procesin zgjedhor, u bëri thirrje qytetarëve të cilët presin ende për të votuar në Qendrat e Votimit të bëjnë durim.

Ajo shtoi se ata duhet të ruajnë qetësinë deri sa të hedhin votën e fundit.

Ky apel i selisë blu është i pari i tërë ditës së sotme, pasi deri në këto mezonet asnjë nga përfaqësuesit e kësaj partie, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Deklarata e Partisë Demokratike erdhi vetëm pak momente pas përfundimit të orarit zyrtar të votimeve, dhe vetëm pak më pas deklaratës së kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani, i cili u bëri thirrje komisionerëve të të gjitha qendrave të votimit të mos i mohojnë qytetarëve që presin në radhë, për të hedhur votën e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE