Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Subashi kundër Ristanit: Komisionerë mbyllni votimin
English

Subashi kundër Ristanit: Komisionerë mbyllni votimin

Tiranë, 8 maj 2011, NOA- Vetëm 15 minuta pas përfundimit të afatit zyrtar për procesin e votimit, Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi u bëri thirrje komisionerëve të të gjitha qendrave të votimit të përfundojnë procesin.

Sipas saj asnjë qytetari që është ende në radhë, nuk duhet ti mohohet votimi, por pas përfundimit komisionerët duhet të nisin procesin tjetër atë të mbylljes së kutive dhe qendrave të votimit, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Sikundër tha Subashi, pas përfundimit të procesit zgjedhor nis procesi tjetër i zgjedhjeve, ai i numërimit të votave, për të lexuar vullnetin e qytetarëve.

Nënkryetarja Subashi ripërsëriti parregullsitë lidhur me fletët e votimit dhe me bojën matrikuluese, e cila sipas saj fshihet lehtësisht me ujë.

Ajo shtoi se qytetarët kanë pasur afatin kohor nga ora 07.00 deri në 19.00 për të votuar, dhe tashmë tha ajo çdo shtyrje kohore është e tepërt.

a.y/NOA

KOMENTE