Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“The Economist”: Shqipëria, si Stalingradi?
English

“The Economist”: Shqipëria, si Stalingradi?

Tiranë, 8 maj, NOA – Mediat e huaja i kanë dhënë një vend të posaçëm procesit zgjedhor “Lokale 2011” në Shqipëri, duke i dedikuar editoriale të rëndësishme.

Njëri prej tyre është ai i publikuar në prestigjiozen “The Economist” me titullin “Shqipëria, si Stalingradi?”, nga autori Tim Judah.

Duke cituar të flasë përfaqësuesin e Institutit për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi, artikulli e krahason betejën që po bëhet aktualisht për Tiranën, me betejën për të marrë Stalingradin në histori.

Më pas, artikulli përmend faktin sesi dy partitë politike në vend kanë qenë në një përplasje të vazhdueshme për dy vjet me radhë, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 29 qershorit 2009, ndërsa thuhet se sondazhet dhe rezultatet zyrtare shpallën si fituese të tyre Partinë Demokratike.

Pa harruar të përmendë edhe faktin që vendi ynë në vitin 2009, arriti që të bëhet anëtar me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Socialistët bojkotuan parlamentin për një kohë të caktuar, ndërsa grevistët e urisë ngritën kampin e tyre jashtë zyrës së zotit Berisha dhe më dramatikja, më 21 janar një miting i opozitës shkoi në mënyrë dramatike të gabuar, ku 4 vetë u vranë”, citon artikulli në fjalë.

Duke vijuar më tej se trazirat politike e kanë dëmtuar disi procesin e anëtarësimit të saj në BE, por Brukseli do të jetë më afër pas ditës së sotme zgjedhore.

Lidhur me zgjedhjet e sotme, artikulli i “The Economist” citon sesi fushë beteje kryesore është Tirana.

“Këtu Edi Rama ka kërkuar një mandat të katërt si kryebashkiak. Por ai është kundërshtuar nga një Lulzim Basha, një bashkëpunëtor i ngushtë i z. Berisha, që ka mbajtur poste të ndryshme ministrore, duke përfshirë çështjet e jashtme, transportit dhe ato të brendshme.

Beteja e sotme le të shpresojmë se i jep fund bllokimit politik të vendit”, përfundon artikulli.

n.e/NOA

KOMENTE