English

Topi: Merrni pjesë në votime

Tiranë, 8 maj, NOA – Presidenti i vendit Bamir Topi ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në votimi, pasi siç tha ai, kjo është dita kur mund të vendosin për veten.

Pas votimit, Presidenti ka thënë për mediat se sot do të jetë një ditë e bukur për gjithë qytetarët. “Gjithmonë është emocion i dyfishtë, sepse vij në shkollën ku kam kaluar fëmijërinë time dhe votojë aty kam bërë klasën e parë. Votoj për progresin e demokracisë në Shqipëri. Është ditë bukur që të jep optimizëm. Qytetarët ta shfrytëzojnë këtë ditë, kanë një votë, atë votë ta japin aty ku ata mendojë. Unë bëj apel për pjesëmarrje në votime”, tha kreu i shtetit.

Ai ka bërë apel dhe për komsionerët dhe ka theksuar se “forcat e rendit do të sigurojnë qetësi dhe unë parashikoj një ditë të qetë”. Topi votoi në njësinë numër 9 pranë shkollës, “Servete Maçi”, ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe dy vajzat.

a.k/NOA

KOMENTE