English

Obama: Bin Ladeni mbështetej nga rrjeti në Pakistan

SHBA, 9 maj, NOA - Presidenti amerikan Barak Obama tha se Osama bin Ladeni me siguri ka pasur "një lloj" rrjeti mbështetjës brenda Pakistanit. Duke folur në televizionin amerikan, Obama tha se natyra e kësaj mbështetjeje mund të zbulohet vetëm nga hetimet që do të bëhen nga Pakistani dhe SHBA-të.

Obama i bëri këto komente një javë pasi komandot amerikane e vranë bin Ladenin në një vërsulje jo larg Islamabadit.

NOA

KOMENTE