Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjumet vota...
English

Përgjumet vota...

Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Ndonëse shifrat dhe rezultatet e votimeve të ditës së djeshme kanë ardhur në rritje, dy bashkitë kyçe për të kuptuar përfundimisht se cili kamp do ngrejë kupën e Fitores, Durrësi dhe Tirana kanë ende punë për të bërë.

Ndërsa Edi Rama pak orë më parë u shpreh i kënaqur nga rezultatet e deritanishme, nga ana e kandidatit të maxhorancës për bashkinë e kryeqytetit Lulzim Basha nuk është dhënë asnjë deklaratë.

E në fakt nga minuta në minutë, çdo gjë përmbyset e në mos përmbyset, avantazhi i Ramës ndaj Bashës duket se po zvogëlohet, çka duket se e prish hera-herës edhe buzëqeshjen e kreut të selisë rozë, lidhur me deklaratat e dhëna para kohe për fitore.

Nuk janë të pakta qendrat ku po numërohen votat, ku raportohet lodhja apo përgjumja e komisionerëve dhe e numëruesve, çka duket se do e zgjasë më tepër se parashikimet rezultatin në dy qytetet vendimtare dhe vota duket se do flejë të paktën edhe sot në kutitë e votimit.

Ndoshta numri i madh i votuesve në Tiranë, bën që kjo kohë të jetë më e gjatë, por ajo që nuk dihet saktësisht se kur do përfundojë epopeja e shfletimit të fletëve që mban të përzgjedhur një emër, ndoshta atë të fituesit.

a.y/NOA

KOMENTE
  • RO KU FE KORCE21:24 - 09 Maj 2011
    NUMERIMI I VOTAVE DO TE ZGJASE ME SHUME SE NJE JAVE.DERI SA TE LARGOHEN TE HUAJT NGA SHQIPERIA SIC BEHET NGA HERA PSH 2009