Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezultatet zyrtare në të gjithë vendin
English

Rezultatet zyrtare në të gjithë vendin

Ora 23.18

Edi Rama: 30412 vota

Lulzim Basha 29355 vota

Hysni Milloshi 339 vota

Kuti të numëruara, 118 nga 485

Ora 22.56 Basha: Besim në fitoren e shumëpritur, 180 mijë vota për tu numëruar Në daljen e parë publike të ditës së sotme kandidati i maxhorancës për bashkinë e kryeqytetit Lulzim Basha, shprehu mirënjohjen për komisionarët dhe vëzhguesit, për punën e palodhur gjatë numërimit të votave.

Veçanërisht ai falënderoi komisionerët e Partisë Demokratike dhe të “Aleancës për Qytetarin” për përkushtimin për fazën e numërimit, në veçanti në zonat që tradicionalisht kanë favorizuar Partinë Socialiste.

“Kanë mbetur për t’u numërua 180 mijë vota, të cilat duhet të numërohen me qetësi dhe transparencë, zëri i qytetarëve duhet dhe do të dëgjohet. Unë ngelem i vendosur për të njohur rezultatin, por kam besim në fitoren e shumëpritur në Tiranë”, u shpreh pretendenti për kryebashkiak Lulzim Basha.

Ora 22.49 Rama bën bilancin e fitoreve: Avantazhet të paparashikueshme Në një dalje të pak minutave më parë kryesocialisti Edi Rama së bashku me Adelina Farricin, të sapozgjedhurën në bashkinë e Burrelit, deklaroi se ka marrë mbështetjen dhe simpatinë me një votë befasuese.

Gjatë fjalës së saj Farrici u premtoi qytetarëve se do realizoj gjithçka u ka premtuar së bashku me bashkëqytetarët.

Më tej kryesocialisti njëherësh kandidat për tu rikonfirmuar në krye të Bashkisë së Tiranës u shpreh se, fitoret e sotme kanë qenë spektakolare dhe gjerdani i fitoreve është zgjatur e vazhdon të zgjatet.

Në vijim lideri i së majtës falënderoi publikisht të gjithë fituesit nga jugu në veri: “Dëshiroj ta nisë nga ai i Fushë-Krujës, me një rezultat befasues dhe spektakolar, më tej me një fitore tjetër të cilën ai e cilësoi të vështirë, Bashkinë e Divjakës, e pastaj me Gjirokastrën, Këlcyrën dhe Memaliajn, Divjakën, më tej me Gramshin, një bashki e cila është mbajtur pa asnjë sukses nga rivalët e palës tjetër, me Urën Vajgurore dhe Poliçanin. Dy bashki të rikonfirmuara, Ballshin, rikthehemi me entuziazëm dhe besim të madh në Tepelenën e marrë peng katër vjet nga Saliu, rikonfirmohemi në Ersekë, marrim një madat pas shumë e shumë vitesh nga boshllëku i qeverisjes së Saliut në Krumë, Sarandën të cilën do e nxjerrim nga llomeja, rikthehemi në Përmet, e sigurisht në zonën e fitores së bujshme në Himarë”.

Sipas tij, e vetmja rrugë drejt së ardhmes po i bashkon socialistët edhe me qytetarët e Kavajës, ku sipas tij avantazhi është jashtë çdo parashikimi, duke vijuar më tej me Orikumin, Pogradecin dhe mundjen e një matrapazi në Elbasan, siç e cilësoi Rama, Durim Hushin.

Ai shprehu bindjen për një fitore të shkëlqyer në Lushnje, duke shprehur bindjen për Korçën.

“Në parafund në këtë rresht të gjatë fitores dëshiroj të shtrij dorën e bashkimit pas 20 vjetësh ndasie me kryetarin e Laçit”, u shpreh kandidati për kryebashkiak të kryeqytetit.

Më tej Rama theksoi se të dhënat janë shumë pozitive në shumë komuna, nga jugu në veri.

Në përfundim kryesocialisti vuri theksin tek, “Episodi i shëmtuar, i rrethimit të Tiranës me një përpjekje njerëzish të dëshpëruar që synojnë të godasin në zemër të vendit as më shumë dhe as më pak lokomotivën e vendit që është dhe mbetet Tirana”.

Rama u bëri apel, komisionerëve, duke u thënë që të mos shkojnë pas Saliut që të ndihmojnë këtë proces, duke i treguar atij se nuk mund të tërheqë më prej hunde Shqipërinë.

Ora 22.12 Socialistët ndërpresin numërimin te njësia nr.8 Njësia numër 8 në kryeqytet është sinjalizuar si njëra nga zonat ku është ndërprerë numërimi i votave.

Eksponentë dhe kandidatë të Partisë Demokratike nga kjo njësi deklarojnë se komisionerët e Partisë Socialiste nuk kërkojnë vetëm 2 ose 3 orë pushim, por pretendojnë që gjithë natën t’ia dedikojnë rimëkëmbjes dhe mbledhjes së fuqive, për të rinisur sërish nesër.

Ndërkaq deri në këto momente komisionerët e “Aleancës për qytetarin”, mësohet se qëndrojnë ende në krye të detyrës.

Sipas eksponentëve të së djathtës theksohet se Kodi Zgjedhor parashikon se në rast se komisionerët që deri në atë moment kërkojnë pushim, atëherë kryhet menjëherë zëvendësimi i tyre me komisionerë rezervë.

Ndërkaq i njëjti pretendim bëhet edhe nga ana e socialistëve ku vetëm pak më parë Mimi Kodheli deklaroi se komisionerët e maxhorancës janë ata që po zvarrisin dhe po bllokojnë me synim manipulimin rezultatin e zgjedhjeve.

Ora 21.52 Kodheli: OSBE-ODHIR, të zgjasë kohën e vëzhguesve, të shmangim manipulimin Në daljen e saj të radhës Mimi Kodheli zëdhënësja e Partisë Socialiste për procesin zgjedhor deklaroi sërish se Partia Demokratike dhe maxhoranca po bllokojnë numërimin e votave.

Sipas saj, synimi i Berishës është i qartë të dekurajojë mbështetësit e opozitës.

Më tej ajo tha se, KQZ po luan një rol kriminal duke publikuar rezultate të deformuara dhe që sipas saj, nuk kanë asnjë lloj transparence por favorizojnë kandidatin humbës.

“Qëllimi i koalicionit të turpit, synon të bllokojë numërimin deri në largimin e vëzhguesve të cilët mendohet se do të largohen të mërkurën, në mënyrë që të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve. Edi Rama dhe Partia Socialiste e kanë fituar bindshëm Tiranën dhe gjithë Shqipërinë dhe çdo tentativë e koalicionit të turpit nuk tregon gjë tjetër veçse frikë. I kërkojmë OSBE-ODHIR që të zgjasë kohën e vëzhguesve afatshkurtër që të shmang çdo lloj manipulimi të mundshëm”, deklaroi Kodheli.

Në përfundim ajo theksoi se çdo moment e më tepër po tregohet për humbejn e standardeve në këto zgjedhje.

Ora 21.12 Ristani-Subashit: Ti nuk flet më në emër të KQZ ë përfundim të mbledhjes së radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u diskutua për problemet gjatë procesit të numërimit të votave, një konflikt ka ndodhur edhe mes dy drejtuesve të këtij institucioni.

Ndërsa Dëshira Subashi, e cila vetëm një orë më parë doli para mediave për të deklaruar se nuk po bëhet transparencë me procesin e numërimit të votave, duket se nuk është mirëpritur nga kreu i KQZ-së Arben Ristani.

Në debat e sipër kreu i këtij komisioni i është drejtuar Subashit, duke i thënë se deklaratat e saj nuk janë si përfaqësuese e këtij komisioni por si përfaqësuese e Partisë Socialiste, duke shtuar se nuk do të flasë më në emër të këtij institucioni dhe me këto fjalë ka mbyllur edhe mbledhjen.

Ora 20.16

Në një dalje të pak minutave më parë të përfaqësueses ligjore të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhen të ditura rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve në disa bashki dhe komuna në rang vendi.

Ora 20.16

Në një dalje të pak minutave më parë të përfaqësueses ligjore të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhen të ditura rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve në disa bashki dhe komuna në rang vendi.

Bashkia Ballsh

Aleanca për të Ardhmen- 2317 vota

Aleanca për Qytetarin- 2136 vota

Bashkia Gjirokastër Aleanca për Qytetarin- 5170 vota

I pavarur- 231 vota

Aleanca për të Ardhmen- 6646 vota

Bashkia Polican, 5 nga 7 kuti

Aleanca për Qytetarin- 1255 vota

Aleanca për të Ardhmen- 1347 vota

Bashkia Memaliaj

Aleanca për të Ardhmen- 1199 vota

Aleanca për Qytetarin- 974 vota

Bashkia Tepelenë

Aleanca për Qytetarin- 735 vota

Aleanca për të Ardhmen- 1736 vota

I pavarur – 1148

Komuna Qendër- Tepelenë 4 nga 14 kuti

Aleanca për të Ardhmen- 396 vota

Aleanca për Qyteatarin- 215 vota

Bashkia Përmet

Aleanca për Qyteatarin- 1511 vota

Aleanca për të Ardhmen- 2155 vota

Bashkia Ura Vajgurore

Aleanca për Qytetarin- 2099 vota

Aleanca për të Ardhmen- 2369 vota

Bashkia Korçë, 20 nga 62 kuti

Aleanca për të Ardhmen- 5522 vota

Aleanca për Qytetarin- 4358 vota

Komuna Drenovë

Aleanca për të Ardhmen- 1560 vota

Aleanca për Qytetarin- 1623 vota

Qendër- Ersekë

Aleanca për të Ardhmen- 810 vota

Aleanca për Qytetarin- 1004 vota

Bashkia Pogradec

Aleanca për Qytetarin- 2118 vota

Aleanca për të Ardhmen- 3119 vota

Komuna Bilisht

Aleanca për Qytetarin- 2638 vota

Aleanca për të Ardhmen- 1971 vota

Miras- Korçë

Aleanca për Qytetarin- 2561 vota

Aleanca për të Ardhmen- 2015 vota

Krumë

Aleanca për të Ardhmen- 1992 vota

Aleanca për Qytetarin- 1484 vota

Komuna Golaj

Aleanca për Qytetarin- 1783 vota

Aleanca për të Ardhmen- 1744 vota

Bajram Curr

Aleanca për të Ardhmen- 1222 vota

Aleanca për Qytetarin- 2110 vota

Bashkia Peshkopi

Aleanca për Qytetarin- 4422 vota

Aleanca për të Ardhmen- 3013 vota

Tropojë fshat

Aleanca për Qytetarin- 1628 vota

Aleanca për të Ardhmen- 1283 vota

Bushat 13 nga 24 kuti

Aleanca për Qytetarin- 2363 vota

Aleanca për të Ardhmen- 1114 vota

Fushë Arrëz

Aleanca për të Ardhmen- 854 vota

Aleanca për Qytetarin- 1183 vota

Pukë

Aleanca për Qytetarin- 952 vota

AA- 903 vota

Lezhë

AQ- 4933 vota

AA- 4631 vota

Rrëshen 19 nga 20 kuti

Aleanca për të Ardhmen- 2974

Aleanca për Qytetarin- 2251

Rubik

Aleanca për Qytetarin- 1286

Aleanca për të Ardhmen-1643

Laç, 10 nga 22 kuti

Aleanca për Qytetarin- 1662

Aleanca për të Ardhmen -2787

Pojan

Aleanca për të Ardhmen – 3284

Aleanca për Qytetarin -3577

Ersekë

Aleanca për Qytetarin- 1232

Aleanca për të Ardhmen – 1548

Leskovik

Aleanca për të Ardhmen- 503

Aleanca për Qytetarin- 838

Maqellarë

Aleanca për Qytetarin- 1054

Aleanca për të Ardhmen- 1136

Bashkia Kamëz, 18 nga 51 kuti

Aleanca për Qytetarin- 4247

Aleanca për të Ardhmen- 3782

Kashar

Aleanca për të Ardhmen- 4290

Aleanca për Qytetarin- 5540

Paskuqan, 16 nga 30 kuti

Aleanca për Qytetarin- 4291

Aleanca për të Ardhmen- 2767

Kavajë, 10 nga 30 kuti

Aleanca për Qytetarin- 1704

Aleanca për të Ardhmen- 2034

Vlorë, 24 nga 86 kuti

Aleanca për të Ardhmen- 7199

Aleanca për Qytetarin- 5925

Himarë

Aleanca për të Ardhmen- 1574

Aleanca për Qytetarin- 560

Vasil Bollano- 1472

Sarandë

Aleanca për të Ardhmen- 7236

Aleanca për Qytetarin- 4981

Delvinë, 1 nga 17 kuti

Aleanca për Qytetarin- 171

Aleanca për të Ardhmen- 99

Komuna Kutalli

Aleanca për të Ardhmen- 2816

Aleanca për Qytetarin- 1911

Durrës në vetëm 10 kuti

Aleanca për të Ardhmen- 2429

Aleanca për Qytetarin -2292

Fushë Krujë

Aleanca për të Ardhmen- 3221

Aleanca për Qytetarin- 2383

Elbasan, 26 nga 96 kuti

Aleanca për të Ardhmen- 7246

Aleanca për Qytetarin -4847

Cerrik, 7 nga 17 kuti

I pavarur- 279

Aleanca për Qytetarin- 961

Aleanca për të Ardhmen- 891

Të dhënat e fundit zyrtare mbi rezultatet e votimeve, rifreskim minutë pas minute:

Bashkia Tiranë

Qendra votimi 47 në 483

Pjesëmarrja 72.71 për qind

Edi Rama 51.6 për qind ose 11139 vota

Lulzim Basha 48.2 për qind ose 10411 vota

Hysni Milloshi 0.2 për qind ose 38 vota

Bashkia Berat

Qendra votimi 19 në 74

Pjesëmarrja 41.6 për qind

Fadil Nasufi 52.2 për qind ose 2434 vota

Ilir Deçolli 47.8 për q ind ose 2228 vota

Bashkia Elbasan

Qendra votimi 14 në 96

Pjesëmarrja 66.22 për qind

Qazim Sejdini 58.9 për qind ose 3771 vota

Durim Hushi 41.1 për qind ose 2636 vota

Bashkia Fier

Qendra votimi 27 në 83

Pjesëmarrja 57.4 për qind

Baftjar Zeqaj 58.2 për qind ose 4693 vota

Ilir Belje 43.8 për qind ose 3655 vota

Bashkia Korçë

Qendra votimi 14 në 62

Pjesëmarrja 70.76 për qind

Niko Peleshi 56 për qind ose 3431 vota

Andrea Mano 44 për qind ose 2694 vota

Bashkia Lezhë

Qendra votimi 13 në 24

Pjesëmarrja 46.86 për qind

Gjokë Jaku 47.5 për q ind ose 2410 vota

Viktor Tushaj 52.5 për qind ose 2668 vota

Bashkia Lushnjë

Qendra votimi 8 në 64

Pjesëmarrja 38 për qind

Fatos Tushe 59.1 për qind ose 1506 vota

Albert Sanxhaku 40.9 për qind ose 1043 vota

Bashkia Peshkopi

Qendra votimi 11 në 151

Pjesëmarrja 38 për qind

Fatos Tushe 40.5 për qind ose 3013 vota

Albert Sanxhaku 59.5 për qind ose 4419 vota

Bashkia Pogradec

Qendra votimi 7 në 28

Pjesëmarrja 38 për qind

Artan Shkëmbi 58.3 për qind ose 2075 vota

Luan Topçiu 41.8 për qind ose 1487 vota

Bashkia Sarandë

Qendra votimi 25 në 29

Pjesëmarrja 72.71 për qind

Stefan Çipa 60.1 për qind ose 5829 vota

Edmond Gjoka 39.9 për qind ose 3868 vota

Bashkia Shkodër

Qendra votimi 3 në 95

Pjesëmarrja 72.71 për qind

Genc Uruçi 37.1 për qind ose 239 vota

Lorenc Luka 63 për qind ose 406 vota

Bashkia Vlorë

Qendra votimi 4 në 86

Pjesëmarrja 38.8 për qind

Shpëtim Gjika 57.9 për qind ose 1621 vota

Ardian Kollozi 42.1 për qind ose 1177 vota Debate në KQZ, PS: Po bllokoni numërimin. PD: Sillni raste i verifikojmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto momente po diskuton procesin e numërimit të votave, ku nga ana e komisionerëve socialistë po ngrihet pretendimi se shifrat e publikuara nga ana e këtij institucioni për rezultatet janë jokorrekte.

Lidhur me këtë pretendim të opozitës, kryetari i këtij komisioni Arben Ristani u shpreh se, nëse opozita ka shifra jokorrekte për këtë pasqyrim ti bëjë publike dhe do dërgohen përfaqësues për ti verifikuar.

Genci Gjonçaj përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë komision u shpreh se komisionerët e djathtë po bllokojnë procesin e numërimit të votave.

Ndërkaq nga ana e komisionerëve të djathtë në KQZ, u deklarua se komisionarët dhe numëruesit janë të lodhur dhe se nuk duhen keqinterpretuar fenomene të tilla.

Ndërkaq theksohet se disa KZAZ në kryeqytet janë bllokuar, për të filluar më pas në një kohë të dytë.

PDIU: Të ruhen standardet e 8 majit

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti sot atmosferën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet gjatë ditës së djeshme.

Shqiptarët dje kanë votuar si qytetarë evropianë. Për Shqipërinë dhe shqiptarët është e nevojshme që këto zgjedhje të jenë në përputhje me standardet evropiane, - vlerëson PDIU, kurse i bën thirrje forcave politike që janë pjesë e administrimit të procesit zgjedhor që të ruajnë standardet e këtyre zgjedhjeve.

Dje nuk ka patur të fituar dhe të humbur, por kanë fituar proceset integruese të Shqipërisë, - vlerëson PDIU.

Deri më tani, PDIU thotë se ka arritur rezultate pozitive në të gjithë vendin. Është konfirmuar fitorja e kandidatit të PDIU në Bashkinë Rrogozhinë, z. Ndriçim Dushku.

Në Bashkinë Delvinë, PDIU është shpallur forcë e parë politike, ndërsa deri tani është forcë e dytë politike në bashkitë Peqin, Rrëshen dhe Bajram Curri, tha drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, gjatë procesit të numërimit të votave ka vërejtur se po cënohet vota e saj në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Berat.

PDIU siguron se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të denoncuar këto parregullsi, ndërkohë që bën u thirrje forcave politike administrojnë procesin e numërimit sipas standardeve dhe frymës së votimit të qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama deklaron fitoren

Me një entuziasëm të dukshëm lideri socialist Edi Rama, njëherësh kandidati për të katërtin mandat për bashkinë e kryeqytetit deklaroi se koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka fituar zgjedhjet në mbarë vendin me një rezultat të qartë e të pastër. Në daljen e dytë për mediat që prej ditës së zgjedhjeve, kryesocialisti Rama deklaroi pak minuta më parë nga selia rozë se beteja për fitoren e të majtës vazhdon, pasi tashmë sikundër tha ai është radha e numëruesve.

Këtu shefi i opozitës shprehu mirënjohjen për të gjithë komisionerët e Partisë Socialiste, burra e gra siç tha ai, që me pasion iu nënshtruan trajnimit të posaçëm dhe respektuan gërmë për gërmë planin për mbrojtjen e votës.

Ndërkohë që numërimi i votave vijon ethshëm në mbarë vendin, Rama i bëri thirrje numëruesve të mos lejojnë të preket asnjë votë.

Rama garantoi se edhe partitë e vogla mund ta quajnë veten të mbrojtur nga komisionerët socialistë të numërimit të votave.

“Ne i kemi fituar zgjedhjet qartë e pastër. Jemi përgatitur dy vjet për këtë ditë të bukur, që të smbrapsim çdo orvatje për manipulim”, theksoi lideri socialist.

Ai shprehu bindjen për kandidatëve socialistë në një numër të madh bashkish më të rëndësishmet në vend, duke veçuar këtu edhe fitoren e një kandateje grua, në Burrël.

“Unë veçoj fitoren e një zonje në Burrel, e cila do të qeverisë për katër vjet këtë bashki.

Lideri i opozitës tha se rezultatet i fitores do të rriten gjithnjë e më shumë referuar procesit të numërimit të votave që ka ende shumë rrugë përdrejt mbylljes.

Sipas Ramës gjerdani i fitoreve do të shtrihet jo vetëm në qytetet e mëdha, por edhe në disa qytetet të tjera, që sipas tij, do të jenë surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Rama i bëri apel komisionerëve të numërimit të votave të rrinë në këmbë dhe zgjuar deri në numërimin e votës së fundit.

Ndërkohë kryesocialisti Edi Rama kryeson me 15448 vota në rezultatet paraprake kundrejt 14 596 votave që ka mbledhur deri tani kandidati demokrat Lulzim basha.

Pritet që deri në fund gara mes socialistit Rama dhe kandidatit demokrat Basha të jetë tejet e fortë, për shkak se kandidati socialist për më tepër është edhe kryetari i Partisë Socialiste, partisë më të madhe opozitare në vend, që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2009 fitoi më shumë vota si parti në qytetin e Tiranës, por edhe në rang vendi.

***

Përfundon zyrtarisht procesi i numërimit të votave në Memaliaj, Rrogozhinë, Ballsh, Poliçan dhe bashki të tjera, duke shënuar fitoren e PS në pjesën më të madhe duke vijuar me PD dhe një bashki të fituar nga PDIU.

Në Përmet ka përfunduar numërimi dhe ka fituar kandidati i PS kundrejt atij të PD.

Në Tepelenë ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe ka fituar kandidati i PS Tërmet Peç me 1741 vota.

Kurse Reshat Zike i LZHK mori 1188 vota dhe kandidati i PD, 750 vota.

Në Ersekë ka fituar Ali Llaku i PS me 1523 vota kundrejt rivalit të PD i cili mori 1332 vota.

Në Kukës u shpall fitues Hasan Halili, kandidati i Aleancës për Qytetarin

Në Pukë fitoi kandidati i PD Arif Dedaj ndaj kandidatit të PD.

Në Delvinë gjithashtu ka përfunduar numërimi, shpallet fitues kandidati i PD.

Në Ballsh ka fituar kandidasti i PS Ilir Çela me 223 vota në avantazh.

Në Poliçan fitoi kandidati i PS, Adriatik Zotkaj, me 25 vota më shumë.

Në Rrogozhinë ka fituar kandidati i PDIU, Ndriçim Dushku.

Sakaq në Berat, komuna Otllak ka fituar kandidati i PS me 12 vota më shumë.

Edhe në Urën Vajgurore ka fituar kandidati i PS, edhe atje me 12 vota diferencë.

Në Peqin ka fituar kandidati i PD, Ilir Rrushi kundrejt rivalit socialist.

Në Bajram Curri ka fituar me 2108 vota kandidati i PD Agron Demushi kundrejt rivalit socialist Avni Dega i cili mori 1221 vota.

Te komuna Dushk n Lushnje ka fituar kandidati socialist Afrim Dedej i cili u shpall fitues.

*** Edhe dy kuti të numëruara tek Njësia nr 8 në Tiranë, raportohet nga KZAZ.

Rezulton se Rama te njëra kuti ka 63 vota dhe Basha 104.

Kurse tek kutia tjetër, Rama ka 179 vota dhe Basha 133 vota.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e deritanishme për bashkitë kryesore në vend.

Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Fadil Nasufi ndodhet në avantazh ndaj rivalit të Aleancës për Qytetarin.

Në bashkinë e Fierit kryebashkiaku aktual Baftjar Zeqaj i “Aleancës për të Ardhmen” kryeson ndaj demokratit Ilir Bele. Në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota. Në bashkinë e Pogradecit kryeson kandidati i “Aleancës Për të Ardhmen” Artan Shkëmbi kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Luan Topçiu. Në bashkinë e Kukësit gjendet në avantazh kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Hasan Halilaj përballë rivalit të majtë Alfred Cengu. Në baskinë e Krumës kandidati i “Aleancës Për të Ardhmen” kryeson me 1619 vota përballë rivalit të Aleancës për Qytetarin Bardhyl Peka i cili ka marrë 1239 vota. Në bashkinë e Kamzës kryeson kandidati Aleancës për Qytetarin Xhelal Mziu përballë rivalit të majtë Rakip Suli. Në bashkinë e Gjirokastrës kandidati Flamur Bime “Aleancës Për të Ardhmen” kryesor përballë kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Genci Sinoymeri.

***

Nga numri i votave deri në orët e drekës, rezulton se kandidati i Partisë Socialiste, Edi Rama, është në avantazh ndaj rivalit demokrat Lulzim Basha për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Në të gjitha KZAZ-të e kryeqytetit, sot po kryhet procesi i numërimit të votave.

Bashkëpunëtorët e NOA raportojnë se momentalisht ka një ndërprerje në disa prej KZAZ-ve për të rifilluar numërimin pas pak orësh për shkak të një ndërprerjeje pushimi.

Të dhënat e deritanishme flasin për dominancë të Edi Ramës tek KZAZ nr 46 ku po numërohen votat e kutive të qendrave të votimit të njësisë nr 2.

Deri tani janë numëruar votat e shtatë kutive ndër 54 që janë në total. Atje dominon Edi Rama.

Sakaq nga të dhënat e orës 14.00 është përfunduar numërimi i votave tek dy qendra të tjera.

Në njërën prej tyre Lulzim Basha ka 420 vota dhe Edi Rama 364 vota.

Kurse në tjetrën, Edi Rama ka 399 vota dhe Lulzim Basha 248 vota.

Këto kuti votimi i përkasin zonave të njësisë nr 2 e cila shtrihet nga sheshi Skënderbej, rruga Qemal Stafa dhe deri në Sauk. E po ashtu, përfshin bulevardin Dëshmorët e Kombit, deri te rruga Arkitekt Kasemi duke përfshirë Qytetin Studenti, Shkollën e Baletit, etj.

Një tjetër informacion i minutës së fundit vjen nga Njësia nr 8.

Mësohet se kutia e parë kja sjellë si rezultat 435 vota për Bashën dhe 322 për Ramën.

Kjo zonë përfshin bulevardin Zogu i Parë deri te Selvia, rrugën Siri Kodra, atë Riza Cerova, etj.

Sakaq në të gjithë vendin po vazhdon procesi i numërimit të votave.

Bëhet e ditur fitorja e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në Aleancën për të Ardhmen në Himarë ku procesi ka përfunduar.

Sakaq zëdhënësja e PS raporton dhe bashki të tjera të fituara:

“Në Himarë, Rrëshen, Përmet, Sarandë e Gramsh kanë fituar kandidatët tanë. Po ashtu pritet fitore edhe në Durrës e Pogradec”, - tha zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli.

Nga KQZ thuhet paraprakisht se PD ka fituar bashkinë e Peqinit.

Sakaq, nga Aleanca për Qytetarin nuk ka deri tani ndonjë dalje publike. Mbrëmë pak pas mesnate, kandidati për Tiranën Lulzim Basha tha se do të priste vetëm shpalljen zyrtare të rezultatit për tu shprehur mbi zgjedhjen ose jo të tij.

e.t/NOA

KOMENTE
  • Arbi Durres23:37 - 09 Maj 2011
    SI THONI JU KUSH DO FITOJ......