Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sequi: Sot ditëlindja e Europës, BE angazhim për integrimin e Shqipërisë
English

Sequi: Sot ditëlindja e Europës, BE angazhim për integrimin e Shqipërisë

Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Ettore Sequi në pritjen e organizuar me rastin e 9 Majit, ditës së Europës, u shpreh në shqip duke uruar, “Gëzuar ditën e Europës”, duke shtuar mirënjohjen për respektin e treguar ndaj tij që dita e parë e deri tani.

“Shkëlqesi, të nderuar krerë, ministra dhe kryeministër, mirëserdhët. Sot është ditëlindja e Europës. Në 9 maj të 1890 Robert Schuman propozoi një plan i cili krijoi më pas edhe Bashkimin Europian. Është e vështirë të imagjinojmë atë kurajo dhe vizion politik që të nisnin këtë projekt, sot Europa është një kontinent i ribashkuar. Sot BE është një bashkimi i lirisë dhe demokracisë, është një bashkim i lirisë e paqes. Sot në kontinentin tonë është e rëndësishme të vazhdojmë përpjekjet për ta çuar përpara dhe zhvilluar. Është simbolike që zgjedhjet u mbajtën vetëm një ditë para Europës. Çdo vend i cili aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së, dhe begatia e konsensusi varet nga të gjithë ne”, deklaroi Seqiu.

Më tej ai shtoi se Europianët kanë rafinuar vlerat mbi disa baza, BE ka qenë dhe do mbetet i angazhuar për ecurinë e Shqipërisë.

Sipas tij, për procesin e integrimit do të mobilizohen të gjitha energjitë që të bëhet realitet aspirata për integrimin, madje shprehu besimin se ky do të jetë edhe angazhimi i Shqipërisë.

a.y/NOA

KOMENTE