Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmeti i 11 Majit, boshatiset Roma: të gjithë me pushime
English

Tërmeti i 11 Majit, boshatiset Roma: të gjithë me pushime

Romë, 9 Maj, NOA - Nuk është e vërtetë, por i besojmë fuqisë së legjendave. Të mërkurën, më datë 11 maj sipas parashikimeve të bëra nga Raffaele Bendandi (një sismiolog popullor, i cili vdiq në 1979 dhe zhvilloi një teori për të parashikuar datën e një tërmeti), kryeqytet i Italisë do të goditet nga një tërmet shkatërrues.

Në Romë tashmë kanë filluar “përgatitjet” për këtë ditë. Shumë italianë e kanë marrë pushim, shumë nuk do i dërgojnë fëmijët në shkollë, madje edhe do largohen nga qyteti.

Shifrat për punonjësit e bashkisë janë pesimiste: të mërkurën e kanë marrë pushim mbi më shumë se 18%. Një tjetër çështje lidhet me shkollat: në mënyrë të veçantë për kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme të cilat priten të braktisen pasnesër. "Ka pasur disa prindër që kanë pyetur nëse kishim ndër mend të mbyllnim institucionin - thotë Febbraro Franko, kreu i Principe di Piemontes - por unë i shpjegova se kjo është e gjitha një përrallë. Por e garantova se kam marr masa për çdo gjë të jashtëzakonshme”.

Për ata që besojnë në këtë legjendë hulumtuesit e Departamentit të Shkencave të Tokës të La Sapienza kanë organizuar të mërkurën në një konferencë me titull: “Në pritje të tërmetit që do të vijë: të njohin dhe të kuptojmë efektet e tërmeteve për të mësuar se si të mbrojmë veten”. Takimi do të jetë një mundësi për të larguar një frikën kolektive.

Dhe qyteti? Departamenti i sigurisë ka zhvilluar një plan të posaçëm kundër tërmetit: hartat e rrezikut, ndërhyrjet emergjente, lokalizimin e lokaliteteve më të prekshme të tërmeteve etj.

a.e./NOA

KOMENTE