English

Basha kalon në avantazh në Tiranë

Tiranë, 10 maj, NOA – Është ngushtuar edhe më tepër rezultati i votave për garën e Tiranës. Nga 179 kuti të numëruara, kandidati i “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 8 vota ndaj kandidatit të PS-së Edi Rama.

Sipas të dhënave të kutive të numëruara kandidati i djathtë Basha ka marrë 45609 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45601 vota.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme janë vrejtur dhe probleme me procesin e numërimit në njësinë numër 5. Pas pezullimit gjatë natës, pritet që procesi të rinis sërish.

a.k/NOA

KOMENTE