English

Lady Gaga, shihni videon e polemikave të shumta “Judas”

Nju Jork, 10 Maj NOA - Pas polemikave dhe debateve të shumta, më në fund ka mbërritur dhe “Judas”, videoja e re e Lady Gaga e cila është shumëpërfolur, kjo pasi ka prekur dhe tema fetare.

Një produksion tepër i kushtueshëm, me skena të habitshme dhe të papranueshme për shumë persona, duke u nisur që nga një grup motoçiklistësh të udhëhequr nga një spanjoll me një kurorë të artë me gjemba mbi kokën e tij.

16

Një punë e përkryer, por në krahun tjetër dhe një provokim i dukshëm dhe i papranueshëm.

Nga këndvështrimi që ofron kjo video, mund të themi se konsideratat kontradiktore janë mesë të pranishme.

Si gjithmonë në punët e Lady Gaga, produksioni tregohet tepër i kujdesshëm: fotografi e pastër e zbehur, kostume të përkryera, tualete origjinale.

r.b/NOA

KOMENTE