English

Mbyllet numërimi tek Njësia nr 1, fiton Edi Rama

Rifreskohet minutë pas minute

Tiranë, 10 Maj 2011 NOA – KZAZ nr 49 që përfshin Njësinë Bashkiake nr 1 në Tiranë bëhet e para ku mbyllet procesi i numërimit të votave.

Korrespondentja e agjencisë NOA raportoi para pak çastesh se në këtë KZAZ pati gjithsej 18902 vota.

Ndër to kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama ka fituar 9706 vota kurse kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha, 9196 vota.

Në këtë mënyrë Edi Rama shpallet fitues duke dominuar me 510 vota ndaj Lulzim Bashës.

e.t/NOA

KOMENTE
  • Eri Boci08:36 - 11 Maj 2011
    urime x Edi Ramen x votat e fituara ne njesine nr 1