English

ODHIR: Procesi u përdor politikisht, partitë nuk kryen përgjegjësitë

Tiranë, 10 maj 2011, NOA Update – Kreu i delegacionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODHIR-it deklaroi se asnjëra nga partitë politike nuk i kreu mirë përgjegjësitë përkatëse për administrimin e mirë të zgjedhjeve. Shefi i vëzhguesve të ODHIR-it Xhonatan Stonestreet vërejti se elementi që kontribuoi në rritjen e mungesës së besimit të publikut tek ky proces zgjedhor ishin përpjekjet për ta përdorur këtë periudhë për qëllime politike.

“Opozita gjatë procesit të numërimit kritikoi KQZ-në, ndërkohë që partitë në pushtet kanë vënë pikëpyetje komisionet, shpesh edhe pajustifikim, dhe kjo ka stimuluar mungesën e besimit të qytetarëve”, deklaroi kreu i vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve.

Por, duke iu referuar klimës së tensionuar politike parazgjedhore, Stonestreet theksoi se ishte populli shqiptar, ai që arriti të tregojë se mund të zgjedhë lirisht dhe të kryejë një proces zgjedhor të qetë.

“Klima e polarizuar në Shqipëri e vënë re në nivelet më të larta të politikës ka qenë shumë më e papërfillshme në komisionet e qendrave të votimit”, tha kreu i vëzhguesve”, tha shefi i vëzhguesve ndërkombëtarë.

Sipas tij ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë aspak tek politika për qetësimin e klimës tejet të polarizuar politike.

“Jo, nuk kemi ndërhyrë për qetësimin e klimës gjatë ditës së zgjedhjeve, por shqiptarët treguan që mund të kryejnë një proces votimi të qetë”.

Stonestret nuk deshi të komentojë apo të krahasojë dy raportet paraprake për zgjedhjet e vitit 2009 me këto vendore të 2011-ës.

Sipas tij, dy deklaratat paraprake për zgjedhjet janë të rëndësishme, dhe kanë goxha ndryshime me njëra tjetërën, për shkak se edhe dy palët e zgjedhjeve janë të tilla. “Në përgjithësi ky i 8 majit është një proces tejet kompleks, dhe kjo është arsyeja pse nuk i krahasojmë me zgjedhjet e vitit 2009, pasi kemi të bëjmë me dy zgjedhje tejet të ndryshme”, nënvizoi Xhonatan Stonestreet.

Sipas tij është tejet e rëndësishme që procesi i numërimit të votave, edhe pese po vonon, të administratoret me sukses dhe rezultatet e numërimit të jenë sa më të sakta. Ai theksoi se nuk duhet harruar se në këto zgjedhje pati çështje serioze për t’u shqyrtuar mirë.

“E përsëris që ka patur zhvillime demokratike në këto zgjedhje, por ka çështje që duhen marrë në shqyrtim, dhe mund t’i cilësoj me shumë epitete pozitive. Ajo që duhet të them është se partitë politike nuk e kanë vënë ujin në zjarr për rekomandimin e vitit 2009, për partitë politike që t’i administrojnë zgjedhjet me përgjegjësi”, tha Stonestreet.

Ai shtoi se kjo deklaratë duhet lexuar në të gjitha anët e saj, si për vlerësimet pozitive, edhe për vërejtjet që ngre lidhur me procesit zgjedhor.

Misioni do të qëndrojë edhe për dy javë të tjera tha Stonestreet, por kjo sipas tij, nuk do të thotë që i tërë misioni do të qëndrojë në Shqipëri, për shkak të impenjimeve që ka.

mit/NOA

KOMENTE