Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti Evropian: Votimi u krye në mënyrë të rregullt dhe i qetë
English

Parlamenti Evropian: Votimi u krye në mënyrë të rregullt dhe i qetë

Strasburg, 10 maj 2011 NOA - Delegacioni ad-hoc i Parlamentit Evropian në Shqipëri doli para pak çastesh me një deklaratë për zgjedhjet vendore në Shqipëri, duke vlerësuar se votimi u krye në mënyrë të rregullt dhe të qetë.

Një delegacion i përbërë nga katër deputetë të Parlamentit Evropian, i kryesuar nga Eduard Kukan (EPP-Grupi i Partive Popullore Evropiane, Sllovaki) dhe ku bënin pjesë edhe Znj. Jutta Steinruck (S&D, Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Gjermani), Z. Georgios Koumoutsakos (EPP-Grupi i Partive Popullore Evropiane, Greqi) dhe Z. Michail Tremopoulos (Greens/EFA-Grupi i të Gjelbërve, Aleanca e Lirë Evropiane, Greqi), erdhën në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve vendore. Qëllimi i delegacionit ishte të vlerësonte situatën politike në vend ditën e zgjedhjeve.

Delegacioni pati takime me aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor, përfshirë OSBE/ODIHR-it, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ministrinë e Brendshme, zyrën e Kryeministrit, udhëheqësit e opozitës, Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian si dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit diplomatik, si edhe përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.

Deputetët shkëmbyen gjithashtu mendime me Vëzhguesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Komitetit të Rajoneve. Deputetët e Parlamentit Evropian krijuan përshtypjen se skena politike mbetet tejet e polarizuar, gjë që reflektohet edhe në faktin se si media e ka pasqyruar procesin zgjedhor.

Ditën e zgjedhjeve, Delegacioni vizitoi mbi 35 qendra votimi në Tiranë, Kavajë, Elbasan, Fier, Himarë, Ilias, Gjilek dhe Vlorë, si dhe një qendër numërimi në Vlorë dhe qendrën operative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deputetët vunë re se në qendrat e votimit që ata vizituan, procesi ishte në përgjithësi i rregullt dhe i administruar në mënyrë paqësore.

Delegacioni vuri re praninë e vëzhguesve të partive politike në shumicën e qendrave të votimit dhe mirëpriti praninë e vëzhguesve nga shoqëria civile në disa prej këtyre qendrave.

Delegacioni vuri re votime familjare, vonesa në hapjen e qendrave të votimit dhe konfuzion në kohën e mbylljes së një sërë qendrash votimi.

Radhë shumë të gjata të votuesve u vunë re në shumë prej qendrave të votimit që u vizituan nga Delegacioni.

Për më tepër, fakti që numërimi është centralizuar është vënë në diskutim nga disa prej zonave që u vizituan nga delegacioni. Deputetët e Parlamentit Evropian u informuan gjithashtu edhe për vonesat në procedurat e numërimit.

Si përfundim delegacioni i Deputetëve të Parlamentit Evropian krijoi përshtypjen se ndërsa votimi u krye në mënyrë të rregullt dhe të qetë, një sërë përmirësimesh, përfshirë dhe veçanërisht ato të nënvizuara nga misioni i vëzhguesve të OSBE/ODHIR-it, do të përmirësonin në tej integritetin e procesit zgjedhor. Për më tepër, duhet theksuar se të gjithë bashkëbiseduesit shqiptarë mirëpritën praninë e Parlamentit Evropian dhe e vlerësuan kontributin e këtij delegacioni në monitorimin e zgjedhjeve si mjaft pozitiv. Në këtë këndvështrim, delegacioni beson se prania e vëzhguesve të komunitetit ndërkombëtar është e nevojshme dhe thelbësore.

Delegacioni i deputetëve të Parlamentit Evropian u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë të mundur që, pas zgjedhjeve, të rifillojë puna për reformat demokratike.

e.t/NOA

KOMENTE