English

PD fiton në Librazhd, PS merr Konispolin

Librazhd, 10 maj, NOA – Partia Demokratike ka fituar Bashkinë e Librazhdit. Numërimi i votave ka nxjerrë fitues kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Shefki Çota me 2311 vota. Ndërsa rivali i tij nga “Aleanca për të Ardhmen”, Enver Koçi ka marrë vetëm 1727 vota.

Ndërkohë që në Bashkinë e Konispolit fituese është shpallur kandidatja e Partisë Socialiste. Mimoza Arapi nga “Aleanca për të Ardhmen” ka marrë 1570 vota, ndërsa kandidati Partisë Demokratike, Petrit Mullaj ka marrë 1300 vota.

a.k/NOA

KOMENTE