Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qytetarë mbroni votën, Kodheli: PD dhe policia skenar për dëmtimin e procesit
English

Qytetarë mbroni votën, Kodheli: PD dhe policia skenar për dëmtimin e procesit

Tiranë, 10 maj 2011, NOA – Zëdhënësja e selisë rozë Mimi Kodheli akuzoi Partinë Demokratike se në bashkëpunim me policinë e Shtetit po tenton me një skenar të qartë të dëmtojë procesin e numërimit të votave në disa zona në Tiranë. Kodheli denoncoi dhunën policore të ushtruar mbi numëruesit socialistë dhe vëzhguesit e kësaj partie në ZAZ-në nr. 54 e vendosur pranë shkollës “Avni Rustemi” në Tiranë, që i përket minibashkisë nr. 10, ku sipas të dhënave me vota është përpara kandidati i djathtë, Lulzim Basha.

Ajo theksoi se kjo dhunë është totalisht e paligjshme, e pajutifikueshme dhe dëmton procesin e numërimit të votave në këtë zonë.

Zëdhënësja e Partisë Socialiste i bëri thirrje Policisë së Shtetit të heqë dorë nga ky skenar dhe të lejojë median që mbahet forcërisht larg nga këto zona, ku po bllokohet procesi qëllimshëm.

“Të dhënat flasin për një tentativë të PD-së për të nisur procesin e numërimit pa pjesëtarët e majtë”, tha Kodheli.

Aji i bëri thirrje KQZ-së të veprojë tani kur standardet e zgjedhjeve në terren kanë rënë plotësisht.

Ajo i bëri apel edhe PD-së të largojë kthetrat nga vota e shenjtë e shqiptarëve.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të shkojnë pranë shkollës “Avni Rustemi” e “Vasil Shanto” e të mbrojnë votën e tyre, e cila nuk është lexuar ende.

Kjo thirrje për qytetarët u argumentua nga Kodheli me faktin se qeveria po tenton të manipulojë leximin transparent të votës së qytetarëve të Tiranës për kryebashkiakun e tyre.

mit/NOA

KOMENTE