Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Fitoren e Tiranës nuk e luan topi, përpara fitoret e tjera, në fund i vë kapakun vetë
English

Rama: Fitoren e Tiranës nuk e luan topi, përpara fitoret e tjera, në fund i vë kapakun vetë

Tiranë, 10 maj 2011, NOA- Në daljen e radhës për mediat kryesocialisti Edi Rama, prezantoi fituesen e radhës të Partisë Socialiste në bashkinë e Patozit.

Që në hapje të fjalës së tij ai u shpreh se ka nxjerrë përpara të gjithë të tjerët për ti vënë në fund kapakun vetë.

Ai përmendi një sërë fitoresh nga Kalaja e Dodës, në Ksamil, Golem, Xarë, Vllahinë, Berat, Fier, Lushnje, komunën e Levanit, komunën e Dushkut, etj.

Ai shprehu bindjen, duke thënë se paraprakisht rreshton Bashkinë e Durrësit në radhën e fitoreve, duke ironizuar me fjalët se, nuk beson se do i vijë njeriu keq në Durrës që kandidati i Saliut nuk do e përmirësojë cilësinë e diellit.

“Theksoj për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë dhe emigrantët, i garantoj se fitoren tonë në Tiranë nuk e luan topi, ndërkohë që porsa i përket festës së kësaj fitoreje duhet t’ia lëmë votës së fundit në mënyrë që të garantojmë një proces sa më të mundur. Së fundmi më lejoni që ta mbyll me një fitore që nuk ka pasur asgjë të papritur por që ka gjithmonë një shije të jashtëzakonshme fitoren e Shpëtim Gjikës në Vlorë”, përfundoi Edi Rama.

a.y/NOA

KOMENTE