Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nga 2009 votat e LSI në rritje, Tirana tendencë pozitive
English

Rama: Nga 2009 votat e LSI në rritje, Tirana tendencë pozitive

Tiranë, 10 maj 2011, NOA- Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama u shpreh se kjo parti është e vendosur që të garantojë vijimin e procesit të numërimit të votave sipas standardeve.

Rama shprehu vlerësimin për zgjedhjet e së dielës, duke e cilësuar mbarëvajtjen e tyre si një shenjë të qartë të pjekurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe të vendosmërisë së tyre për të ecur në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe për të kontribuar kështu që Shqipëria të hedhë një hap më tej në rrugën e integrimit evropian.

Më tej ai vlerësoi dhe e cilësoi si korrekt raportin paraprak dhe e qëndrimin e bërë publik nga kryetari i misionit vëzhgues të ODIHR-it.

“Së pari më lejoni t’ju them që në 66 Njësi Vendore, të cilat janë kryesisht komuna, për të cilat ne kemi rezultatin e shpallur nga KZAZ-të, LSI ka marrë 19300 vota nga 11600 të tilla të marra në zgjedhjet e vitit 2009. Ne kemi të konfirmuar tashmë fitoren në dy bashki, në Bashkinë e Lezhës dhe në Bashkinë e Çorovodës. Ndërkaq më lejoni t’ju bëj të ditur gjithashtu që vetëm në Rrethin e Tropojës ku kemi rezultatet përfundimtare të shpallura nga KZAZ, LSI ka marrë 1016 vota nga 191 vota të marra në vitin 2009 apo krahasuar me vitin 2007 ku janë marrë 579 vota. Meqenëse po flasim për Rrethin e Tropojës më lejoni t’ju bëj të njohur që në të gjithë Njësitë Vendore në këtë rreth rritja e votave pro LSI-së është me disa fish. Për shembull në Bashkinë e Bajram Currit nga 89 vota të marra në vitin 2009 në zgjedhjet e 8 majit për LSI-në kanë votuar 287 vetë ose për Komunën Bujan nga 18 vota të marra në vitin 2009, kanë votuar për LSI 159 votues”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Më tej ai ka paraqitur edhe numrin e votave të marra nga kjo parti në zonat ku procesi i numërimit të votave ka përfunduar, si dhe në ato KZAZ ku numërimi vazhdon ende.

Sipas tij, vërehet se trendi i rritje së votës pro LSI-së krahasuar me zgjedhjet e viti 2009 është padyshim në rritje.

Ai theksoi se, treguesit janë në rritje nga 50% deri në 230% dhe kjo sipas përfaqësuesit të LSI, bën të shpresohet për një rezultat më të mirë nga ai që është arritur në 2009.

Rama theksoi se, tendencë në rritje dhe të tilla tregues ka edhe në të gjitha qendrat e votimit të numëruara në qytetin e Tiranës.

Në përfundim ai ka thënë se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe përfaqësuesit e saj nëpër komisione, po vazhdojnë punën me korrektësi, duke theksuar se kjo mënyrë pune do të shoqërohet deri në fund të procesit të numërimit të votave.

a.y/NOA

KOMENTE